BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Ekonomia

Paga e luftës/ Ministrja Denaj tregon sa biznese dhe punonjës do përfitojnë

Paga e luftës/ Ministrja Denaj tregon sa biznese dhe punonjës do

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në emisionin Open ka folur për pagën e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot.

Denaj tha në Open se ka rreth 60 mijë punonjës  dhe rreth 30 mijë biznese.Nga llogaritjet tona rezultojnë se kemi rreth 60 mijë punonjës që do ta përfitojnë pagën e luftës. Ndërsa nga niptet active kemi 30 mijë biznese. Aplikimi duhet bërë nga bizneset por paga do u kalojë në llogaritë e punonjësve- tha Denaj.

Si janë zgjedhur këto biznese që do të përfitojnë?- e pyeti Eni Vasili.

Kjo është zgjidhur duke parë se cilët biznese janë mbyllur nga kjo pandemi. Biznesi që është mbyllur nga kjo situatë do të përfitojë- tha Denaj.