BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Ekonomia

Paga reale në vend u rrit më pak se në 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë! Çfarë paralajmërojnë ekspertët?

Paga reale në vend u rrit më pak se në 2021, zhvlerësimi nga

Të gjithë sektorët e ekonomisë të gjendur nën presionin e mungesës së punonjësve dhe kostot e larta të jetesës rritën pagat bruto vitin e kaluar me ritme dyshifrore.

Mirëpo ndryshimi i paprecedentë e çmimeve me një mesatare 6.7 për qind bëri që rritja reale e pagave të ishte më e ulët se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare mujore bruto arriti në 66,015 lekë në fund të vitit 2022 me një rritje 10.8 për qind në krahasim me vitin 2021. Por paga reale që merr në konsideratë indeksimin me inflacionin u rrit me vetëm 4.1 për qind, një ritëm ky më i ulët se i vitit 2021 kur paga reale në ekonomi u rrit me 6.4%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm paga nominale dhe para reale përgjatë dekadës janë rritur me ritme të ngjashme, por në vitin 2022, shihet se paga nominale ka pësuar një rritje të fortë me 10.4%, por paga reale është rritur me vetëm 4.1 për qind si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Rritja e pagave është zhvlerësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve, një fenomen që po vepron edhe këtë vit.

Nga viti 2014 në vitin 2022 paga mesatare në vend është rritur me 45% duke arritur në rreth 66 mijë lekë. Kryeministri, Edi Rama njoftoi me herët gjatë javës se paga mesatare në vend në harkun kohor të dy viteve do të arrijë në 900 euro (102 mijë lekë) ose 54% më shumë se fundi i vitit të kaluar.

Ekspertë të ekonomisë dhe bizneset pohojnë se rritja e pagës pa përmirësuar produktivitetin dhe pa orientuar ekonominë në një model që të prodhojë mallra më vlerë të lartë ka gjasë të kthehet në bumerang.

Psh, nisma e kryeministrit të vendit për të rritur me 54% pagën mesatare vetëm në dy vite, rezultate që nuk janë prodhuar as në një dekadë, pa u mbështetur në përmirësimet strukturore të ekonomisë, rrezikon të krijojë një spirale inflacion, paga.

Banka e Shqipërisë lajmëroi se, rritja e pagave vitin e kaluar ushtroi presion mbi çmimet.

“Në veçanti, paga mesatare në sektorin privat u zgjerua me rreth 14% në terma vjetorë gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Megjithatë, nga ana tjetër, ajo ka rritur kostot e prodhimit të biznesit dhe ka lehtësuar përcjelljen e rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja në ekonominë vendase” tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në Konferencën për median, pas vendimit për rritjen e normës së interesit me 23 mars.

Rritja e pagave ishte anemike në dekadën e fundit, në fakt që pas krizës së vitit 2008 deri me 2020. Pagat e ulëta vijojnë të jenë në themel të modelit ekonomik shqiptar, ndaj rritja e tyre pa çuar ciklin e prodhimit në një vlerë më të lartë rrezikon të prodhojë inflacion dhe jo fitime për punonjësit. /Monitor