BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Pagesat e kripura të energjisë kanë nisur nga 1 tetori, ja sa do të paguajnë familjarët çmimin e tmerrshëm të dritave në shtëpitë e tyre

Pagesat e kripura të energjisë kanë nisur nga 1 tetori, ja sa do

Është publikuar në Fletoren Zyrtare çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 42lekë/ kWh, për të gjitha ato familje të cilat që prej fillimit të këtij muaji deri në 31 dhjetor 2022 do të konsumojnë mbi 800 kWh. Ndërkohë, çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë Entit Rregullator të Energjisë, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, kujtojmë se më 30 shtator kryeministri Edi Rama, lajmëroi në rrjetet sociale se fasha mbi 800 kWh, nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor. Në vendimin e Bordit bëhet me dije se Bordi vendosi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800kËh/muaj për klientët familjar. Sipas njoftimit kjo është për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022. “Bordi i ERE-s VENDOSI:1. Miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800kWh/muaj për klientët familjar për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022.2. Ndryshimet, sipas pikës 1, të këtij vendimi, për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022 reflektohen në tabelën bashkëlidhur vendimit të Bordit të ERE-s nr 74, datë 13.4.2022.3. Shoqëritë FSHU sh.a. dhe OSSH sh.a., të raportojnë rregullisht në ERE mbi leximin periodik të matësit të energjisë elektrike të klientëve familjarë, duke respektuar afatin prej 30 ditësh kalendarike,sipas përcaktimeve në nenin 11 të “Kushteve të përgjithshme të kontratës së shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike për klientët fundorë”, miratuar me vendimin nr. 15, datë 10.1.2018, të Bordit të ERE-s. 4. Drejtoria Juridike dhe e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të njoftojë FSHU sh.a., OSSH sh.a. dhe palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit në rast se ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë Bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabime materiale të konstatuara. Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Balluku: Është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh. Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.“Fasha 800 kWh për të cilën shprehet ERE është për çmimin, sepse kjo është detyra e saj. Pra çmimi miratohet, dhe këtu mbaron fusha e ERE, por qeveria ka të drejtën, duke parë reshjet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të aplikojë ose jo atë fashë. Gjatë muajit tetor nuk do ta aplikojmë fashën. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të kursejnë 15% më pak relativisht me faturën e një viti më parë, që ekuivalentohet me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaj, ose 3.4 miliardë lekë. Do të fusim menjëherë emërimin e një Administratori Energjetik, një punonjës i institucionit që do të ketë si target këtë ulje për ndërmarrjen që përfaqëson. Nëse nuk do të arrihet targeti për 2 muaj rresht, masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për administratorin ose përgjegjësin”, deklaroi Balluku.