BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Ekonomia

Paketa e dytë e ndihmës financiare/ Ministrja e Ekonomisë jep njoftimin e rëndësishëm: Kush është refuzuar, të plotësoj këtë formular

Paketa e dytë e ndihmës financiare/ Ministrja e Ekonomisë jep

Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj.

“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID. Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve. Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected] Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën", shkruan ministrja Denaj.

Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Për të plotësuar formularin kliko këtu.