Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paketa e re fiskale, nga 1 janari pragu i tatim fitimit rritet në 14 milionë lekë, mbi 10 mijë sipërmarrje do të paguajnë 5%

Postuar: 17/05/2018 - 08:19

Qeveria do të ulë me tre herë tatim-fitimin për më shumë se 10 mijë biznese. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri dje publike paketën e re fiskale, e cila ndonëse miratohet në qershor do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kështu, nga 1 janari i 2019, pragu që ndan bizneset e vogla nga i madhi do të rritet në 14 milionë lekë, nga 8 milionë lekë që është aktualisht. Kjo do të sjellë automatikisht ulje të tatim fitimit nga 15 në 5% për 10,850 biznese, që janë gjysma e bizneseve që paguajnë tatim fitim në nivelin e 15%. “Tatim fitimi për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lekë ulet në 5 përqind. Janë 21 mijë sipërmarrje që janë objekt i tatim-fitimit 15%, me luhatje të qarkullimit nga zero deri në miliarda, dhe nga këto, 10,800 apo 50% të tyre iu zbritet tatim-fitimit në 5%. Pra, duke iu shtuar dhe atyre që përfitojnë nga tatim-fitimi i thjeshtësuar, bëhen mbi 93 mijë biznese që kanë përfituar ulje të drejtpërdrejtë takse. Që do të thotë, se nga 110 mijë biznese aktive, mbi 93-95 mijë e kanë tatim fitimin nga 5 deri në zero. 90% e bizneseve kanë përfituar ulje takse, janë 90% e sipërmarrjeve shqiptare që në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë Rama, kanë përfituar ulje të ngarkesës fiskale.Janë 93-95 mijë biznese nga 110 mijë biznese”, deklaroi Ahmetaj.

Bujqësia

Po ashtu, nxitja për prodhimin e energjisë së rinovueshme diellore, është një tjetër nismë e cila do të stimulohet me faktin që një sërë produktesh dhe teknologjie do të përjashtohen nga TVSH-ja për makineri dhe pajisjet në import. E treta, që sipas Ahmetajt ka qenë një diskutim i gjatë dhe një iniciativë e kryeministrit, është nxitja për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, pra bashkimet bujqësore, ku tatim-fitimi do të shkojë 5%. “Pra bëmë 2 lëvizje: ngritëm pragun e TVSH-së për to, për t’i trajtuar si fermerë të mëdhenj, pra që këta fermerë që bashkohen të mos kenë “frikën” e TVSH-së, tani ulim dhe tatim-fitimin nga 15 % në 5%”, tha ministri, duke shtuar se dhe tatim-fitimi për agroturizmin do të zbresë në 5%, në bazë të definicionit që ka nxjerrë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ndërkohë, do të kenë TVSH të reduktuar për një sërë  shërbimesh 6%, përjashtim nga taksa e infrastrukturës për investime. “Pra, balancojmë paketën që bëmë për strukturat e shërbimit me 4 deri në 5 yje, me paketën për agroturizmin, një balancim shumë i mirë, një ulje e ngarkesës fiskale e drejtpërdrejtë dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ulim borxhin publik”, vijoi ai. 

Rishikimi i ligjit të koncesioneve

Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se do të rishikohet dhe ligji i koncesioneve, ku në thelb të tij do të jetë heqja e propozimeve të pakërkuara nga biznesi. “Ka politika të reja përsa i përket koncesioneve. Është sërish një iniciativë e kryeministrit për të riparë ligjin e koncesioneve me shumë përgjegjësi dhe ne e kemi kaluar për vendimmarrje, materializuar nga Ministria e Financave si draftligj ndryshimet në ligjin për koncesionet, PPP-të. Ajo që bën diferencë është heqja e propozimeve të pakërkuara nga sektori privat. Besoj do të jetë në fuqi, edhe në varësi të vendimmarrjes, në mes të vitit 2019 e tutje, që do të thotë se nuk do të ketë më oferta të pakërkuara. Ofertat do të jenë të kërkuara dhe sigurisht qenë këtë rast, studimi i fizibilitetit bëhet nga institucionet qeveritare. Risi të tjera të këtij projektligji janë ekspertiza e specializuar për zhvillimin e projekteve të koncesioneve, që do të futet në ligj; Rritja e kontrollit të implikimeve fiskale të kontratave që koncesionit; Mekanizmat e zëvendësimit të konesionarëve në bashkëpunim me institucionet financiare”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj, sipas të cilit tashmë është hapur dhe turi i konsultimeve për paketën e re fiskale me të gjitha shoqatat për të arritur pastaj në një paketë akoma më të avancuar në periudhën tetor-nëntor, kur të kalohet në buxhetin e ri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 07:50

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet. Kjo taksë në fakt do të jetë një pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së makinave nga përdorimi.

Postuar: 25/05/2018 - 07:23

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 24/05/2018 - 15:41

Qeveria do të vendosë një taksë të posaçme mbi automjetet, të cilën e justifikon si pagesë për të përballuar koston e nxjerrjes së tyre nga përdorimi.

Postuar: 24/05/2018 - 08:08

Qeveria ka vendosur t’u falë borxhet e krijuara nga invalidë apo minatorë të cilët gjatë kohës ishin në pension, kryenin dhe aktivitet ekonomik.

Postuar: 23/05/2018 - 16:27

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Postuar: 23/05/2018 - 12:36

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.Veç hoteleve me 4 dhe 5

Postuar: 23/05/2018 - 11:50

Lufta për parandalimin dhe goditjen e informalitetit vazhdon të marrë angazhimin e plotë të strukturave tatimore.