BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Ekonomia

Paketa ekonomike, skadon afati i aplikimit për garancinë sovrane, zbardhen dokumentet për rimbursimin e gjobave ndaj emigrantëve

Paketa ekonomike, skadon afati i aplikimit për garancinë sovrane,

Janë mbyllur dje aplikimet për garancinë e parë sovrane. Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj. Por Ministria e Financave duke konsideruar faktin që kishin mbetur edhe mbi 5.1 miliardë lekë pa lëvruar, në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitues, vendosi të shtyjë afatin deri me 20 qershor. Sakaq gjatë këtyre ditëve ministria dhe Tatimet u kanë bërë thirrje të vazhdueshme bizneseve të aplikojnë për këtë paketë. Ndërkohë ditën e djeshme ministrja e Financave, Anila Denaj ka zhvilluar një tur komunikimesh me bizneset në Laç, nga ku ka bërë me dije se për garancinë e parë sovrane janë aprovuar deri 2 ditë më parë plot 491 aplikime. Ndërsa theksoi edhe njëherë faktin që interesat e këtyre kredive përmes skemës së garancisë sovrane do të mbulohen plotësisht nga shteti në përpjesëtim me bankat. “Për kreditë përmes garancisë sovrane për pagat e sektorit privat, qeveria shqiptare: subvencionon plotësisht interesat;garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar”, njoftoi Denaj. Sipas të dhënave të ministrisë, interesimi nga bizneset për të përfituar nga kjo paketë ka qenë tepër i lartë. Konkretisht, që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj aplikuan mbi 700 biznese. Me miratimin e vendimit të qeverisë në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, bizneseve në vështirësi iu dha mundësia që të merrnin kredi për pagat e punonjësve, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të ishte më e lartë së 150 000 lekë, duke i përcaktuar dhe disa detyrime për bizneset si; ata nuk duhet të kishin asnjë detyrim të papaguar.

Ja dokumentet për rimbursim të gjobave

Sakaq në kudër të vendimit të bërë publik disa ditë më parë nga kryeministri i vendit, Edi Rama, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar së fundmi një njoftim për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë, jashtë Republikës së Shqipërisë si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Sipas këtij njoftim do të rimbursohen gjobat për të gjithë ata emigrantë të cilët janë penalizuar për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit në vendet fqinje gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020, për shkak të mbylljes së kufijve. Ndërkohë në njoftim paraqiten të gjitha dokumentet që aplikantët duhet të zotërojnë për të qenë përfitues të këtij vendimi. “Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura, nga autoritete të shteteve të huaja, për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të cilin duhet ta dorëzojë, të përkthyer dhe noterizuar, të dhënat individuale të llogarisë bankare (emër banke dhe IBAN); fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);individët duhet të dorëzojnë dhe numër kontakti personal”, thuhet në njoftim. Sakaq bëhet me dije se dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT). Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr. 474, datë 15.06.2020.