BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Paketa fiskale 2019, Ministria e Financave mes 2 varianteve për uljen e tatimit mbi dividentin, në diskutim 8 dhe 10 përqindëshi

Paketa fiskale 2019, Ministria e Financave mes 2 varianteve për uljen e

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash, duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Sipas draftit që po diskutohet nga Ministria e Financave, ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin. Aktualisht, norma e tatimit mbi dividentin është 15 për qind. Ndërkohë, propozimi i qeverisë në paketën e re fiskale është që kjo taksë të zbresë në një nivel më të ulët. Mësohet se aktualisht po shqyrtohen dy variante. I pari është ai që tatimi mbi dividentin të zbresë në 8 për qind, ndërsa varianti i dytë parashikon uljen e kësaj takse në shkallën 10 për qind. Varianti final pritet të zyrtarizohet nga vetë kryeministri, gjatë ditëve në vijim kur paketa të bëhet publike. Ulja e tatimit mbi dividentin lehtëson barrën e taksave, kryesisht për bizneset e mëdha. Por, qeveria e cilëson atë si një masë kompensuese, që pason uljen e taksave për biznesin e vogël, e cila u votua pak kohë më parë. Paketa fiskale 2019 do të kalojë në dy faza; atë të verës që u diskutua dhe u miratua në qeveri e parlament si dhe atë të vjeshtës, që pritet t’i kalojë parlamentit shoqëruar edhe me ndryshime që do të vijnë nga konsultimet me sipërmarrjen.

Tatimi mbi të ardhurat

Ndryshimet në këtë ligj përfshijnë së pari një saktësim për rastet e shitjes së pronës dhe për rastet e shkëmbimit të saj me sipërfaqe ndërtimi. Sipas kësaj pike në momentin që trualli shitet do të paguhet norma e fitimit 15 për qind kurse në momentin që ka vetëm një kontratë shkëmbimi nuk do të ketë pagesë. “Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk përbën moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme” thuhet në ligj. Kjo i jep zgjidhje një ngërçi të hershëm që përfshinte ndërtuesit dhe pronarët e truallit në rastet e ndërtimeve. Së dyti po në këtë ligj bëhet një ndarje e re për shkallën e tatimfitimit duke rritur pragun për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë në vit. Ky grup do të paguajë 5 për qind tatimfitim ndërsa biznes i madh konsiderohet mbi 14 milionë lekë duke pasur detyrimin e tatimfitimit 15 për qind. Së treti për agroturizmin norma e tatimfitimit bëhet 5 për qind për një periudhë 10 vjeçare për strukturat që përfitojnë certifikimin deri në vitin 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit. Po 5 për qind është shkalla e tatimfitimit edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Në ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat u bë gjithashtu një riformulim i konceptit të termit të ardhura bruto në funksion të tatimit që do të aplikohet tek lojërat e fatit.

Taksat vendore

Nga 1 janari i vitit 2019, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë do të përjashtohen bizneset e certifikuara në agroturizëm. “Përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë edhe investimet e personave juridikë “subjekt i certifikuar agroturizmi”, të kryera në fushën e agroturizmit, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin” dhe kur veprimtaria e tyre është në përputhje me kriteret dhe rregullat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 22, datë 12.01.2018 “Për miratimin e kritereve për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit”, thuhet në draftin e qeverisë.