BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Paketa fiskale, bizneset i propozojnë qeverisë heqjen e pragut të TVSH, taksë zero për shtëpitë e para, ulje në 18 % të tatimit mbi pagën

Paketa fiskale, bizneset i propozojnë qeverisë heqjen e pragut të

Komuniteti i biznesit ka paraqitur kërkesat e tij për paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, e cila u diskutua nen për nen në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe asaj Amerikane kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë këtij komisioni. Kërkesat kryesisht janë fokusuar tek ndryshimi i pragut të TVSH për biznesin e vogël, taksa mbi pronën, ndryshimi në taksën e infrastrukturës mbi ndërtimet, tatimit mbi të ardhurat personale etj. Sipas kreut të Dhomës së Tiranës, Nikolin Jaka, biznesi i vogël është “masha” që përdor biznesi i madh për të bërë evazion. Jaka u shpreh kundër uljes së pragut të TVSH në 2 milionë lekë, pasi kjo sipas tij do të nxisë informalitetin. Ai kërkoi që të mos ketë fare prag TVSH, pra të fillojë nga zero. Po ashtu, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, Jaka propozoi heqjen e tatim fitimit. “Duhet të heqim pragun për qarkullimin tregtar. Pra duhet të heqim pragun për ato sipërmarrje të vogla, të cilat akoma vazhdojnë të mishërohen dhe jo të suportohen që të jenë eficientë në ekonomi. Ne mendojmë që për xhiron deri në 5 mln lekë tatim fitimi të jetë zero. Nga 5 mln deri në 14 mln të jetë 5 për qind dhe për xhiro më të lartë se 14 mln të jetë 10 për qind, pra të mos ketë lidhje tatim fitimi me TVSH. Pra në qoftë se për TVSH kemi pragje apo përjashtime për tatim fitimin, duhet të ketë qarkullim tregtar në mënyrë që të përfitojmë apo të mundësojmë sërish atë që ne tashmë e kemi si objektiv si Dhomë Tregtie, krijimi i shtresës së mesme”, u shpreh Jaka. Për sa i përket taksës së banesave, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, propozoi që për shtëpitë e para të jetë zero. Sipas Jakës, kështu do të stimuloheshin qytretarët për të blerë një shtëpi. Ndërkohë, ai shtoi se shtëpitë e dyta dhe të treta mund të paguajnë më shumë. Më tej, Jaka deklaroi se taksa e infrastrukturës, prej 8 per qind mbi çmimin e shitjes për ndërtimet civile ndikon për investimet.

Propozimet e Dhomës Amerikane

Dhoma Amerikane ka ripërsëritur komentet e saj për paketën fiskale. Anëtarët e Dhomës i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë premtimin që bëri përpara zgjedhje, që tatimi mbi pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj të ulet nga 23% në 18%. “Ulni taksën mbi TAP që të ketë rritje të pagës dhe të deklarimit të tyre”, thanë përfaqësuesit e Dhomës Amerikane, ndërkohë që në paketën fiskale aktuale mungon një nismë e tillë. Ata nënvizuan gjithashtu se në këtë paketë fiskale kanë vënë re se shumë prej ligjeve do përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhoma Amerikane ka kërkuar që elementë të rëndësishëm duhet të përcaktohen me ligj. Aktualisht në rastin e TVSH, kufiri përcaktohet me VKM. Dhoma ka kërkuar që kufiri të mos ndryshojë nga viti në vit. Në opinionin e anëtareve të Dhomës, ligji duhet të përcaktojë qartë detyrimin tatimor duke përcaktuar qartë dhe pa ekuivok si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet nënligjore do të duhet me tej të specifikojnë detaje apo japin sqarime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes se detyrimit tatimor. Në komentet e saj për paketën fiskale 2018, edhe DHAT shprehet kundër futjes së TVSH te bizneset shumë të vogla. DHAT vlerëson po ashtu që taksimi i pasurive të paluajtshme mbi bazë vlere tregu të pasurisë dhe jo mbi bazë fikse është i parakohshëm. DHAT sugjeron që të mos miratohet projektligji për akcizat, duke e lënë rritjen e parashikuar të akcizës së cigareve në masën 5750 Lekë/1000 copë.

Më të lexuarat