Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paketa fiskale, ja si do të ndryshojnë taksat për bizneset, skema për pagesën e TVSH, tatimin mbi fitimin dhe favoret për makinat luksoze

Postuar: 13/11/2019 - 07:27

Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi. Shkeljet e bizneseve të tilla si, moslëshim i faturës, mos instalimi i pajisjes, ata që nuk janë të regjistruar ose lëshojnë fatura jo të rregullta do të gjobiten me dyfishin e vlerës së mëparshme. Sipas ndryshimeve të bëra, nga janari i viti të ardhshëm biznesi i vogël të gjobitet në masën e 50 mijë lekë për shkeljet e mësipërme dhe jo 25 mijë lekë sa ishte. Biznesi i mesëm do të gjobitet me 100 mijë lekë dhe biznesi i madh në masën e 150 mijë lekë, ndërsa në rastet kur shkelja përsëritet subjektit do të gjobitet me dyfishin e gjobës së parë deri në bllokim të aktivitetit. “Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në dhe tatimpagues të tjerë dënohen me gjobë prej 50 000 lekësh; Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 100 000; Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit mbi fitimin dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 150 000 lekësh”, thuhet në relacion. Bizneset kanë të drejtë të nënshkruajnë një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për pagesat me këste, por duke përjashtuar këtu kontributet shoqërore. Theksohet se nuk do të penalizohen ato biznese të cilat vërtetojnë se punonjësi është familjar mbi moshën 16 vjeç. Në relacion parashtrohen ndryshimet e bëra në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, nga ku thuhet në ndryshimet në nenin 51 do të përshihen në rendin e furnizimeve të përjashtuara edhe automjetet vetëm me motor elektrik, të reja, me zero km e që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim. Ndryshimi është bërë në nenin 7, i cili parashikon ndryshimin e datës nga 14 në 10 që ishte, për lëshimin e faturës nga ana e marrësit të furnizimit. Gjithashtu në shtesat e bëra kërkohet krijimi i deklaratës së TVSH. “Neni 12 parashikon krijimin e deklaratës së TVSH-së nga autoriteti tatimor, bazuar në informacionin e dhënë në librin e blerjeve dhe në librin e shitjeve, detyrimin e personit të tatueshëm për të kontrolluar të dhënat në deklaratë dhe për të bërë ndryshime në përputhje me librin e blerjeve dhe të shitjeve, nëse lind nevoja, si dhe në fund konfirmimin dhe dorëzimin e saj brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në relacion.

Favoret për makinat luksoze

Ndërkohë në projektligjin “Për taksat kombëtare” bëhen disa ndryshime në lidhje me përkufizimin e automjete luksoze dhe reduktimi që bëhet në çdo vit. ““Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila ka cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë. Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet luksoz”, reduktohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur”, thuhet në relacion. Në lidhje me vonesën e pagesave përcaktohet dhe pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 % për çdo muaj vonesë, nga 0% që ishte, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Ndërsa në projektligjin për “Të ardhurat mbi tatim fitimin” përcaktohet që të mos dorëzohet deklarata individuale vjetore të ardhurave, nga individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës. Një ndryshim pozitiv është bërë për tatimpaguesit të cilët investojnë në projekte biznesi mbi 1 miliard lekë, në rast se fitimi i tatueshëm në një periudhë tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara mund të mbulohen me fitimet në pesë periudhat e ardhshme tatimore. Ndërsa personat juridikë të cilët ushtrojnë aktivitet në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.

Esmeralda HIDA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 10:27

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 14.12.2019.

Postuar: 14/12/2019 - 07:34

Projekti i fiskalizimit dhe kostoja që do të sjellë ai tek bizneset ka qenë gjithashtu një nga te

Postuar: 13/12/2019 - 08:15

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 13 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:13

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektin e fiskalizimit.

Postuar: 13/12/2019 - 07:12

Ditën e djeshme është zbardhur lista e pestë e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfito

Postuar: 12/12/2019 - 10:16

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, për 12 dhjetor 2019.

 

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin