BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Paketa fiskale, prodhuesit propozojnë 10 ndryshime taksash, nga heqja e pragut të TVSH, tek ulja e tatimit mbi pagat

Paketa fiskale, prodhuesit propozojnë 10 ndryshime taksash, nga heqja e

 Sipërmarrja ka bërë një sërë propozimesh për paketën fiskale të 2019-ës me besimin se do të merren në konsideratë nga qeveria, që më të rëndësishmet prekin TVSH e bizneseve, tatimin mbi pagat dhe tatimin mbi fitimin. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, pas rishikimeve të propozimeve nga prodhuesit për paketën fiskale 2018 dhe mos marrjes në konsideratë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe pas konsultimeve të fundit të kryera me anëtarët e saj, mbi propozimet për paketën fiskale për vitin 2019, ka përgatitur propozimet e sipërmarrjes prodhuese për vitin 2019.

Propozimet

Ata kërkojnë të rishikohet në mënyrë integrale ligji për procedurat tatimore. “Pas ndërhyrjeve pothuajse çdo vit të këtij ligji, ka ardhur koha që ky ligj të rishikohet në mënyrë integrale. Të bëhet një vlerësim juridik duke marrë në konsideratë të gjithë ndryshimet e kryera ndër vite, si dhe të gjitha problematikat e marrëdhënies tatim pagues – autoritet tatimor, me qëllim shmangien e të gjithë mbivendosjeve/përplasjeve që ndodhin gjatë aplikimit të ligjit dhe udhëzimit përkatës. Ka ardhur momenti të kemi një ligj të procedurave tatimore më të thjeshtë, më të kuptueshëm nga ana e tatim paguesve, si dhe më të mirë implementueshëm nga ana e organeve tatimore”, thuhet në njoftimin për shtyp. Më tej ata kërkojnë ndryshime në Ligjin Nr. 9975, 28.07.2008 “Për Taksën Kombëtare”, i ndryshuar 2.1 Nenit 2, pika 8.4 të projektligjit “Për Taksën Kombëtar. Prodhuesit kërkojnë që për produktet dhe ambalazhet e qelqit dhe plastikës të prodhuara brenda vendit nga riciklimi i mbetjeve të qelqit dhe plastikës, taksa të caktohet në masën 1 lekë për kg, me kusht që subjekti ta provojë këtë fakt me anë të kartës teknologjike të prodhimit. Kjo taksë mblidhet nga administrata tatimore sipas afateve dhe procedurave të deklaruara në këtë ligj. Administrata tatimore monitoron dhe kontrollon lëndët e para që përdoren për prodhimin e produkteve dhe ambalazheve prej qelqi dhe plastike nga procesi i riciklimit të mbetjeve që gjenerohen brenda vendit. Prodhuesit kërkojnë gjithashtu ndryshime në Ligjin Nr. 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, ku kërkojnë heqjen e akcizës për lëndët e para djegëse. “Për shkak të ndryshimeve të fundit gjatë vitit 2012 në ligjin “Për akcizën” dhe “Për taksat kombëtare”, Shqipëria aktualisht aplikon taksat indirekte për lëndët djegëse të ngurta, në shumën 5 lekë/kg (d.m.th 2 lekë/kg për akcizën dhe 3 lekë/kg për taksën e karbonit). Këto taksa rrisin çmimin e importit të karburantit me 45% – 50%. Kjo rritje në industrinë e çimentos përkthehet një barrë e konsiderueshme në strukturën e saj të kostos, që ka një efekt prej ~ 2.5 – 3 euro kosto shtesë për ton të produktit përfundimtar, në varësi të llojit të çimentos së prodhuar. Në tregjet ndërkombëtare tregtare kjo pengesë në kosto është e rëndësishme dhe nëse nuk hiqet do të dëmtojë shumë shpejt kapacitetin e Shqipërisë për të eksportuar çimento”, arsyetojnë prodhuesit. Më tej ata i propozojnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të ndryshojë Ligji 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”. “Në aneksin nr. 2 të projektligjit ku janë përcaktuar “Kategoritë minimale dhe nivelet treguese të taksës vendore mbi pasurinë e paluajtshme truall (jo hapsirë publike)”, vihet re se vlera e taksës së truallit për qëllime biznesit krahasuar me vlerën e taksës së truallit për qëllime banimi nga individët është nga 35 herë – 85 herë më e lartë. Të barazohet vlera e taksës së truallit për qëllime biznesit me vlerën e taksës së truallit për qëllime banimi nga individët”, kërkojnë ata. Edhe në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, prodhuesit kërkojnë ndërhyrje. Neni 71/2 “Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit ne rastet e veprimeve për shmangien e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor”, pika 1 shkronja d, propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, është: evidentohen elementë të veprimeve/transaksioneve që synojnë shmangien ose uljen e detyrimeve tatimore, për përcaktimin e detyrimit tatimor, administrata tatimore nuk merr parasysh një veprim/transaksion apo një seri veprimesh/transaksionesh, të cilat, duke qene se janë ndërmarrë me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim me qëllimin e ligjit, rezultojnë fiktive në bazë të te gjitha fakteve dhe rrethanave. Kjo pikë nuk duhet të vendoset në ligjin për “Procedurat tatimore”, pasi avantazhi tatimor është e drejtë themelore e çdo personi për ta zgjedhur”, propozojnë ata. 7.2. Në nenin 75 “Detyrimet tatimore të paguara më tepër” shtohet pika 3 me përmbajtjen si më poshtë: “3. Kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kryhet automatikisht nga sistemi informatik”.

Prodhuesit propozojnë që kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi dhe nga tatimi në tatim, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kryhet automatikisht nga sistemi informatik”. Në nenin 124 “Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve”, pas paragrafit të pikës 1 shtohet paragrafi i dytë me përmbajtjen si më poshtë: “Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba sipas paragrafit më lart të kësaj pike, zbritet me 30 (tridhjetë) për qind”. Prodhuesit propozojnë: “Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba sipas paragrafit më lart të kësaj pike, zbritet në 30 për qind.”