Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paketa fiskale/ Zbardhet drafti final i ligjit të tatimeve, ja 16 nenet që ndryshojnë nga kalimi në status pasiv, çregjistrimi i biznesit e deri tek ndryshimi i pronësisë

Postuar: 11/10/2018 - 07:14

Paketa fiskale 2019 parashikon ndryshime në një sërë ligjesh, mes të tjerash edhe tek ai “Për Procedurat tatimore”. Ky ligj do të sjellë disa lehtësi për biznesin, por duket se një fokus i veçantë i është dhënë masave të reja kundër shmangies tatimore apo evazionit fiskal. Gazeta zbardh draft-ligjin e plotë, në të cilin do të ndryshojnë plot 16 nene.

Kalimi në status pasiv

Ligji i ri për procedurat tatimore parashikon që kalimi i një biznesi në regjistrin pasiv do të bëhet vetëm pasi më parë të jenë paguar të gjitha detyrimet tatimore. Administrata tatimore qendrore publikon në faqen zyrtare të internetit të DPT dhe përditëson listën e tatimpaguesve që janë në regjistrin pasiv. Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me nenin 116 të këtij ligji. Gjithashtu, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, apo nga personat e tjerë juridikë jofitimprurës, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me pikën 2 të nenit 128 të këtij ligji.

Çregjistrimi i biznesit

Sipas draftit të ri të ligjit të tatimeve, subjektet/tatimpaguesit (personat fizikë dhe juridikë) çregjistrohen nga regjistri i administratës tatimore vetëm mbas çregjistrimit të tyre në QKB dhe në Gjykatë. Ndërsa organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit tatimorë të tatimpaguesve jorezidentë, të vetëpunësuarit, fermeri, etj., çregjistrohen nga Drejtoritë Rajonale tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin e ministrit të Financave. Çregjistrimi i subjektit/tatimpaguesit nga regjistri i administratës tatimore fillon në QKB, dhe mbas çregjistrimit në QKB, bëhet çregjistrimi në regjistrin e administratës tatimore. Hapat që ndiqen janë si më poshtë: paraqitja e kërkesës për çregjistrim nga personi fizik, hapja e procedurave të likujdimit/bashkimit/ndarjes nga personi juridik, paraqitja e raportit përfundimtar të likujdimit për personin juridik, miratimi i vendimit të bashkimit/ndarjes së shoqërive për personin juridik, njoftimi i QKB-së nga administrata tatimore mbi detyrimet tatimore dhe deklaratat e padorëzuara të tatimpaguesit, përmbushja e detyrimeve ligjore dhe pagesa e detyrimeve tatimore, çregjistrimi përfundimtar në regjistrin e QKB-së dhe të administratës tatimore. QKB nuk mund të kryejë çregjistrimin e subjektit, në qoftë se brenda afatit 30 ditor, në situatën e tatimpaguesit në kohë reale, rezultojnë detyrime tatimore të papaguara të tatimpaguesit dhe deklarata tatimore të padorëzuara, si dhe në rast se ai nuk ka paraqitur pasqyrat financiare të mbylljes së aktivitetit deri në momentin e mbylljes.

Ndryshimi i pronësisë

Dorëzimi i një deklarate tatimore të pasaktë dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Nëse një person juridik nuk njofton administratën tatimore në lidhje me ndryshimet e pronësisë, denohet me 15 për qind të vlerës së tregut të aktiveve të trajtuara si me ndryshim pronësie; ose 5 për qind të vlerës së tregut të aksioneve ose interesave të krahasueshëm që u ka ndryshuar pronësia. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 07:19

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”.

Postuar: 23/05/2019 - 12:05

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit t

Postuar: 23/05/2019 - 07:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të bashkëpunojë me njësitë e qeverisjes vendore për për 

Postuar: 22/05/2019 - 14:04

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Postuar: 22/05/2019 - 07:22

Bizneset kosovare ankohen për tarifat dhe burokracitë në doganat shqiptare.

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi

Postuar: 19/05/2019 - 08:03

Kushdo që ka detyrime të papaguara në Tatime, tashmë mund t’i paguajë ato me këste.