BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Ekonomia

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve, hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve, hyn në fuqi

Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të përdoren për interes publik. Ajo që bie në sy që në krye të vendimit lidhet me faktin se të gjithë këta ndërtues do të kenë mundësinë të blejnë përsëri gjithë objektin apo shtesën pa leje, me kusht që të kjo të bëhet me çmim tregu. Vendimi përcakton që fillimisht objekti apo shtesa do i kalohet me akt noterial në pronësi shtetit, e më pas të parablohet nga ndërtuesi. Përpara fillimit të procedurës së konfiskimit, përcakton dokumenti qeveritar, dhe deri në marrjen e vendimit të konfiskimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, zhvilluesi apo çdo subjekt i autorizuar prej tij, me akt noterial kalon në favor të shtetit, me kontratë premtim shitjeje me vlerë 1 euro, shprehimisht ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, me qëllim  përdorimin e tyre për nevoja të strehimit social apo për interes publik. Akti noterial i përbën shprehjen e interesit të subjektit për një ndryshim të lejes së ndërtimit, e cila merret në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Nëse kërkesa pranohet, KKT vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përkatëse për administrimin e pronave shtetërore si bashkëpërfituese e objektit të ri, i cili do të konsiderohet si objekt i ndërtuar në kushtet e lejes së ndërtimit. Ndërkaq, pika e mëpasshme e Vendimit të Qeverisë përcakton se ndërtimet e konfiskuara mund t’i transferohen me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut, dhe fondet e siguruara përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike. Gjithësesi, Pagesa e çmimit të punimeve në tejkalim të lejes nuk e çliron subjektin nga detyrimi i pagesës së gjobës së parashikuar Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, përcakton vendimi i Qeverisë.