BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Ekonomia

'Palosja' e euros ndikon drejtpërdrejtë në xhepin e familjeve shqiptare, ja sa para humbasin çdo muaj

'Palosja' e euros ndikon drejtpërdrejtë në xhepin e

Ditët e fundit kryefjala në ekonomi ka qenë rënia e euros në raport me lekun.

Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat kanë kursime në euro, por edhe ato familje të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve, remitancat. “Scan Intel” ka marrë në analizë pikërisht ndikim që ka patur rënia e monedhës europiane në familjet shqiptare të cilat marrin remitanca.

Gjatë vitit 2022 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 mln eurove. Kjo ishte edhe shifra më e lartë që nga vitit 2008-të. Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” në Shqipëri janë rreth 765,551 familje. Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë” vetëm 25.5% e tyre marrin remitanca, pra 1 në 4 familje shqiptare. Referuar përllogaritjeve nga këto familje vetëm 191,387 prej tyre presin dërgesat e emigrantëve. Por sa remitanca fiton në vit një familje? Nga një përllogaritje e thjeshtë del se ato fitojnë rreth 4,356 euro në vit, ose 363 euro në muaj për familje.

Nisur nga këto të dhëna sa humbasin familjet shqiptare nga rënia e euros? Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë mesatarja e kursit të këmbimit Euro-Lek, në vitin 2022, llogaritej në 118.98 lekë. Kështu, në vitin 2022 familjet shqiptare përfitonin 43,189 lekë në muaj nga remitancat. Por sa përfitojnë tani me rënien e euros? Sipas të dhënave zyrtare një euro këmbehet me rreth 107 lekë. Nëse gjatë vitit 2022 familjet përfitonin rreth 43 mijë lekë, me kursin e këmbimit sot ato fitojnë 38,841 lekë. Pra, mund të themi se mesatarisht rënia e euros i merr një familje shqiptare e cila siguron jetesën nga remitancat rreth 4,348 lekë në muaj.