BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Ekonomia

Pandemia fundos Doganat, u grumbulluan 5 miliardë lekë më pak gjatë 6 mujorit, prilli muaji më i vështirë

Pandemia fundos Doganat, u grumbulluan 5 miliardë lekë më pak

Mbyllja e ekonomisë për gati 3 muaj ka fundosur buxhetin e Doganave në vend. Që me mbylljen e vendit në fillim të marsit, shoqëruar me mbylljen e kufijve nga vendet fqinje më të cilët Shqipëria ka marrëdhënie të ngushta tregtare, eksportet dhe importet nga pikat doganore ranë ndjeshëm, duke reduktuar masivisht aktivitetin në këtë sektor. Sakaq ngrija e të gjithë zërave për kaq muaj bëri që edhe Doganat të mbledhin shumë më pak të ardhura në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të bëra publike nga zyra doganore përmes buletinit janar- qershor tregohet se, në arkat e tyre kanë mbledhur 5 miliardë lekë më pak të ardhura në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke e kthyer gjendjen e arkës në 4 vjet pas, pasi të ardhurat janë po në të njëjtin nivel si në 2016. “Në gjashtë muajt e parë të 2020 në total të ardhurat doganore ku përfshihen detyrimet doganore, akciza, TVSH-ja dhe renta minerare, u regjistruan në 68 miliardë lekë. Në raport me të dhënat e viti 2019 zyrat doganore kanë akorduar -5 miliardë lekë. Në një paralelizim me të ardhurat e grumbulluara gjatë viti 20016, madje me 2 milionë lekë më pak”, raportojnë Doganat. Në dispozita të përgjithshme të ardhurat doganore përbëjnë mbi 53% të të ardhurave tatimore- doganore, çka në rastin më të mirë do të ishin zë progresiv për ekonominë, por në këtë gjashtë mujor si shumë zëra të tjerë buxhetorë rezultuan gërryes për ekonominë. Në të dhënat e publikuara vërehet se të gjitha mallrat që importohen apo eksportohen kanë shënuar rënie të ndjeshme. Por gjithsesi kontributin më të lartë e kanë dhënë lëndët e karburanti, të cilët kanë derdhur 14,866 milionë lekë në 6 mujor, kjo për shkak se eksport-transporti i tyre ishte i kërkuar edhe gjatë pandemisë. Ndjekur më pas nga produktet ushqimore dhe akciza e cigares dhe pijeve alkoolike.

Rënie e ndjeshme gjatë muajit prill

Doganat tregohen optimiste për vijimësinë për shkak se muaji qershor ka sjellë përmirësim të të ardhurave në të gjitha zërat, por kjo nuk mund të zëvendësojë mungesën e krijuar në muajt e parë të 2020. Në tabelat e të dhënave vërehet se muaji qershor ka njohur përmirësim, duke mbledhur mbi 13 milionë lekë. Pra ka shënuar rritje me një muaj më parë dhe është realizuar sa 95% e planit fillestar. Gjithsesi mbetet në nivele mjaft të ulëta në krahasim me qershorin 2019. Të mos flasim pastaj për gropën që la pas muaji prill. E shprehur në shifra konkrete në prill doganat kanë mbledhur vetëm 8, 6 miliardë lekë, gjatë të cilit përveç se janë regjistruar të ardhurat më të pakta në 6 muaj, pikërisht muaji që fundosi doganat, janë grumbulluar më pak të ardhura në krahasim me të njëjtin muaj në 2019. Pra po të bëjmë një krahasim të bilancit të muajit prill me të ardhurat e muajit qershor, vlerësohet se të ardhurat e mbledhura janë deri diku të papërfillshme për të rimarrë veten. “Realizimi i të Ardhurave Doganore në qershor 2020 regjistrohet në 13,253 milionë lekë, nga 13,904 milionë lekë në qershor të 2019 ose sa 95.3% e tij, me një rënie prej 4.7% nga 12.5 % që ishte kjo rënie në muajin Maj. Kjo se importi i mallrave ishte 52,171 milionë lekë, nga 53,626 milionë lekë në vitin 2019. Ndërkohë të ardhurat e muajit prill regjistrohen në vlera rekord ulje, në prill u grumbulluan 8,6 miliardë lekë, me 5,2 miliardë lekë në krahasim me muajt e parë dhe në rënie më të thelluar me të njëjtën periudhë të 2019”, thuhet në raportin e doganave.

Sakaq në të gjitha zërat, duke përfshirë të ardhurat nga akciza, nga TVSH e të tjera, vërehet një rritje e lehtë në muajin qershor, por nga ana tjetër me rrënim në muajin prill dhe po njësoj në krahasim me vitin 2019. Konkretisht taksat doganore kanë derdhur në arkë 2,8 miliardë lekë në total në këto gjashtë muaj, në muajin prill vetëm 373 milionë lekë, duke regjistruar një rënie me gati 2 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë. Po këtë trend zbritës kanë njohur dhe të ardhurat nga TVSH dhe akciza.