BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Ekonomia

Pandemia fundos shtetin, 281 milionë euro humbje në buxhet gjatë 2020, deficiti buxhetor shkon 110. 67 miliardë lekë

Pandemia fundos shtetin, 281 milionë euro humbje në buxhet gjatë

Kriza e shkaktuar nga pandemia ka fundosur ekonomikisht shtetin përgjatë vitit 2020. Në raportet tremujore Ministria e Financave ka treguar reduktim të të ardhurave dhe rritje të lartë të deficitit buxhetor, por raporti vjetor duket edhe më i rënduar. Ditën e djeshme MFE ka raportuar të dhënat vjetore të indikatorëve ekonomikë ku vihet re një humbje e madhe e të ardhurave. Konkretisht buxheti i shtetit e ka mbyllur vitin 2020 me 281 milionë euro mangët, kjo e gjitha për shkak të masave që u detyrua të merrte qeveria në kuadër të frenimit të koronavirusit. Ministria e Financave pati parashikuar që të mblidhen 509.6 miliardë lekë në vitin e kaluar, por në fakt janë arkëtuar 84 miliardë lekë ose 680,9 milionë euro më pak. Pra siç vihet re është akoma më e rënduar situata po të krahasojmë të dhënat përmbyllëse me planin fillestar të qeverisë dhe pak më i zbutur në krahasim me planin e rishikuar për herë të tretë. “Të ardhurat totale për vitin 2020 u realizuan në masën 425.6 miliardë lekë ose 95.3 % të planit vjetor. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 34.7 miliardë lekë ose 281 milionë euro. Në total janë mbledhur 425.6 miliardë lekë, nga 446,5 miliardë që u parashikua në aktin e tretë normativ duke regjistruar një rënie prej 20.9 miliardë lekësh. Por, rënia e të ardhurave është më e thellë nëse i krahasojmë ato me pritshmëritë fillestare për buxhetin e 2020. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteteve, që këtë herë ishte sektori i shëndetësisë”, thuhet në raport. Përpos kësaj rënie tek të ardhurat qeveria përsëri është optimiste për recesionin e vitit të kaluar, nga -6.1% që ishte parashikimi është ulur në -4.4%, ndërsa për këtë vit priten më shumë të ardhura dhe 5.5% rritje ekonomike.

Deficiti në nivel rekord

Ajo çka mbetet shqetësuese është se niveli i deficitit buxhetor ka ardhur në rritje gjatë gjithë viti 2020. Sipas të dhënave të ministrisë, deficiti buxhetor ka prekur një nivel rekord në fund të 2020 plot 110. 67 miliardë lekë, ky sigurisht është një nivel shumë i lartë pavarësisht se në rishikimin e tretë të aktit normativ qeveria priste përkeqësim. Kështu në raport me vitin 2019 deficiti buxhetor në 2020 është 79.1 miliardë lekë më shumë. Ndërsa shifrat janë më alarmante po t’i krahasojmë me planin fillestar të buxhetit 2020, sigurisht kjo paqëndrueshmëri ka ndikuar drejtpërdrejt në borxhin publik. “Niveli i deficitit për vitin 2020 rezultoi në 110.67 miliard lekë nga rreth 132.96 miliardë lekë i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 31.5 miliardë lekë, për vitin 2020 deficiti rezulton 79.1 miliardë lekë më shumë”, thuhet në raport. Në këtë raport ministria sqaron se, niveli kaq i lartë i deficitit ka ardhur si pasojë e shpenzimeve shumë të larta në raport me të ardhurat. Pasi shpenzimet kanë qenë 44 miliardë lekë më shumë, ndërsa të ardhurat jo vetëm që nuk kanë njohur përmirësime, por kanë krijuar gropë në arkën e shtetit. “Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliard lekë me një realizim në masën 97.6 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 92.5 përqind të planit vjetor sipas aktit Normativ nr. 34. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 për qind më i lartë ose rreth 44.4 miliardë lekë më shumë”, sqaron ministria. Ndërsa bëhet me dije se, rënia më e lartë është regjistruar tek të ardhurat tatimore. Sipas të dhënave, të ardhurat tatimore u mblodhën 219 miliardë lekë, 17 miliardë ose 7.2% më pak se viti i kaluar.