BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Ekonomia

Pandemia pritet të sjellë rritje të tarifave, stomatologët dhe shoqatat e transportit paralajmërojnë rritje të çmimeve për shërbimet

Pandemia pritet të sjellë rritje të tarifave, stomatologët

Pas qetësimit të situatës pandemike, kostot jetike pritet të jenë më të larta. Shumë biznese që kanë qenë mbyllur gjatë kësaj situate pritet të rrisnin çmimet e shërbimit. Të parët që e kanë paralajmëruar janë dentistët dhe shoqatat e transportit. Teksa taksitë brenda qarqeve do lejohen të lëvizin me orar, akoma nuk ka një vendin për transportin me autobusë, gjë e cila po tkurr të ardhurat e tyre. Për këtë çështje ka folur dje, kreu i shoqatës “Transporti Kombëtar Interurban”, Kujtim Mema, në një intervistë televizive. Teksa tregoi se paga e luftës po vjen më ngadalë, ai bëri me dije se kjo është pak për punonjësit e këtij sektori, çka do t’i detyrojë ata të rrisin çmimin e biletave deri në 30% sapo të rinisin aktivitetin. “Pagat janë gradualisht duke ardhur, por në këtë sektor janë mbi 600 mijë punonjës. Janë qindra familje që mbahen vetëm me këtë punë nuk kanë të ardhura të tjera. Është një armatë e madhe që e ndjen këtë nevojë, pasi është muaji i tretë që janë stopuar. Prandaj duam që vëmendja e qeverisë të drejtohet edhe nga transporti ndërqytetas, flasë këtu edhe për urbanët, se ne jemi ata që do të hapemi të fundit. Ndryshe, situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë me gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet. Pritet që të shikohet se si do të vijojë situata” u shpreh ai. Ndërkaq ai përmendi këtu garancinë sovrane, për të cilën tha se, është e vështirë për tu përballuar nga sektor, pasi shumica e kompanive të transportit interurban është me kredi. Një e dytë shtesë në këtë kohë do të vështirësonte gjendjen financiare të tyre. Ai kërkon rifillimin e aktivitetit, pasi shumë shpejt ky sektor i transportit mund të përballet me falimentimin. “Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare, të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë. Dy kredi bashkë është e vështirë për t’i shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje, ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës. Në këtë situatë ku ndodhemi jemi drejt falimentimit”, tha ai.

Rritje çmimesh edhe për shërbimet dentare

Pas shoqatës së transportit një tjetër sektor paralajmëron rritje të tarifave në rifillimin e aktivitetit. Pak ditë më parë qeveria deklaroi se nga 11 maji do të hapin aktivitetin edhe qendrat dentare, por sigurisht ne orar të kufizuar shoqëruar me një sërë rregullash për higjienën dhe kujdesin social. Protokolli i rregullave nuk është pritur mirë nga shoqata e Urdhrit të Stomatologëve. Përmes një postimi të publikuara në faqen e tyre zyrtare kjo kategori tregon se kushtet e vëna nga qeveria për frenimin e koronavirusit do të shtojë kostot për ta. Kështu që dentistët do duhet të rrisnin çmimin për shërbimet e ofruara tek pacientët. “Impakti i mbajtjes mbyllur të klinikave dentare është multidimensional e tepër me pasoja për rëndimin e shëndetit të qytetarëve dhe ekonominë e dentistëve me investime me kosto tepër të lartë për të garantuar standarde të barabarta me homologët europianë. Në një analizë të mëtejshme të tregut do të vlerësojmë nëse do të lindë nevoja edhe për rritje të çmimeve”, thuhet në njoftim. Më tej sqarohet se kjo krizë do të prekë më tepër moshat e reja dhe familjarët që punojnë në këtë sektor. “Pjesa dërrmuese e dentistrisë i përket brezit të ri deri në 40-vjeçar, brez i cili sapo ka krijuar familje dhe me kredi financiare në shuma të mëdha në sistemin bankar. Mbajtja mbyllur e klinikave dentare, gjithashtu ndikon drejtpërdrejt në disa shërbime dentare tepër specifike që me kalimin e kohës bëhen vështirë të mjekueshme për pacientin, në veçanti Ortodoncia te moshat e reja”, thuhet në postim.