Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Ekonomia

Pandemia shkund ekonominë, bien ndjeshëm investimet, të ardhurat shënuan rënien më të fortë ekonomike

Pandemia shkund ekonominë, bien ndjeshëm investimet, të ardhurat

Pasojat shkatërruese të pandemisë po fillojnë të japin efektet e tyre negative nga muaji në muaj. Viti 2020 nisi dobët nga përthithja e investimeve, problem ky që është vënë shpesh në dukje edhe nga organizatat ndërkombëtare. Në tre muaj izolim të ekonomisë në fillimviti u ndjenë ndryshimet dhe rëniet e para në ekonomi, madje në tre mujorin e parë është regjistruar dhe recesioni më i thellë historik, ku investimet dhe zhvillimet e në ekonomi janë reduktuar në përmasa të mëdha. Por në tre mujorin e dytë investimet në ekonomi kanë pësuar ulje edhe në krahasim me muajt e parë të 2020, por edhe me vitin e shkuar. Kështu evidentojnë të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë përmes të dhënave të prill-mars në raportin e politikave monetare për 2020. Konkretisht në raport thuhet se rënia e investimeve ka filluar që prej muajve të fundit të 2019 me 10%, duke vijuar me tkurrje drastike në 2020 me 16%. Sipas këtij raporti investimet regjistruan rënie të përmasave më të mëdha në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. “Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, investimet totale në ekonomi thelluan rënien në 16.7% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja e pasigurisë lidhur me tërmetin dhe pandeminë ndikuan në aktivitetin investues privat, ndërsa investimet publike dhanë një kontribut të ulët pozitiv. Vlera e shtuar në ndërtim ra me 16.7% në tremujorin e parë dhe importi i mallrave, kapitale u zvogëlua me 19%, në krahasim me të njëjtën periudhë një viti më parë. Paralelisht me to, edhe rënia e investimeve në gazsjellësin TAP ka dhënë ndikim në dinamikën rënëse gjatë tremujorit të parë”, thuhet në raport. Sakaq sipas analizës së raportit evidentohet se shkak i rënies së menjëhershme të investimeve, kryesisht atyre private, ishte mosbesimi i investuesve dhe konsumatorëve se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ndërsa tregohet që edhe investimet publike janë tkurrur në raport me të njëjtën periudhë të 2019. “Situata e përkeqësuar e ekonomisë globale, niveli i lartë i pasigurisë dhe rënia e kërkesës konsumatore, kanë ndikuar negativisht në vendimet e bizneseve për të kryer investime të reja gjatë tremujorit të dytë. Tregues sasiorë dhe të dhënat nga vrojtimet e besimit sugjerojnë rënie të theksuar të investimeve private në tremujorin e dytë, ndonëse investimet publike pritet të rriten në këtë tremujor”, theksohet në raport.

Viti 2020 me rënie më të thellë të të ardhurave

Ndër të tjera përveç rënies së investimeve dhe rritjes së shpenzimeve, ekonomia është përballur këtë vit me një tkurrje të ndjeshme të të ardhurave, çka ka bërë që deficiti i krijuar të kapërcejë në shifra të larta. Saktësisht vetëm në tre mujorin e dytë të ardhurat janë ulur me 23%, ku kryeson të ardhurat nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin, që gjatë pandemisë qeveria vendosi t’i falë si detyrim për biznesin e vogël. “Të ardhurat u tkurrën me rreth 23% në terma vjetorë në tremujorin e dytë, duke regjistruar kështu rënien më të fortë historike të regjistruar për një tremujor. Rënia e të ardhurave u ushqye nga të gjithë zërat me karakter tatimor e jo tatimor. Pjesa më e madhe e tkurrjes së të ardhurave u formua prej të ardhurave nga TVSH-ja (-6.1 pp), të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale (-4.5 pp), tatimi mbi fitimin (-3.5 pp) dhe taksat kombëtare (-2 pp)”, tregon BSH. Sakaq, rënia e të ardhurave është ndjekur nga sektori i eksport-importit që për shkak të bllokimit të kufijve këto zëra pësuan rënie drastike. Kjo ka shënuar dobësim të madh në ekonomi pasi eksporti zë një vend të rëndësishëm në mbledhjen e të ardhurave. “Të dhënat për ecurinë e tregtisë së jashtme të mallrave për tremujorin e dytë të vitit 2020, pasqyruan pasojat ekonomike të pandemisë. Rënia e kërkesës së huaj ka shkaktuar një rënie të ndjeshme të eksporteve, ndërsa rënia e kërkesës së brendshme ka nxitur një rënie në bazë të gjerë të importeve. Deficiti tregtar është përmirësuar për shkak të ndikimit më të lartë importues. Norma e rënies së deficitit në terma vjetorë rezultoi 17.9%”, thuhet në raport.