
“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

Pandemia vijon dëmet në ekonomi, viti 2021 nis me rënie të ardhurash, bizneset më pak fitime

Shkruar nga Esmeralda HIDA 2 Mars 2021

Pandemia vijon të thellojë krizën ekonomike në vend. Me miratimin e buxhetit 2021 Ministria e Financave ishte optimiste dhe priste nisjen e rikuperimit për bizneset dhe ekonominë në tërësi, por të dhënat e muajit janar na tregojnë krejt të kundërtën. Me sa duket, shtimi i kufizimeve në këtë fillimviti kanë dhënë efekte rrënues menjëherë. Sipas raportit për muajin janar të publikuar ditën e djeshme nga Ministria e Financave, të ardhurat janë tkurrur me 2.4 për qind në muajin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. “Arkëtimet në buxhet gjatë janarit arritën në 35,1 miliardë lekë me një rënie 2.4 për qind në raport me janarin 2020, kur kriza e koronavirusit ende nuk e kishte prekur vendin tonë. Në vlerë monetare, të ardhurat në buxhet rezultojnë 855 milionë lekë më pak, çka përkthehet në rreth 6.9 milionë euro. Në terma të përgjithshëm, 2021 duket se ka ardhur me hapin e mbarë, por efekti negativ në të ardhurat për buxhetin e shtetit nuk është minimizuar”, theksohet në raport. Ministria raporton se, të gjithë zërat kryesorë të ekonomisë kanë raportuar rënie në këtë fillim viti dhe kjo tregon se gjendja e tanishme nuk lë hapësira për rikuperime. Situata nuk duket aspak optimiste as për muajin shkurt dhe mars kur kufizimet janë shtuar dhe pandemia ka agravuar. Gjendja duket edhe më keq kur shohim nivelin e shpenzimeve. Parashikimet e MFE ishin që, për vitin 2021 shpenzimet të mbaheshin në nivel të pandryshuar dhe jo më lartë se të ardhurat për të zbutur deficitin buxhetor. Por edhe kjo është në lëkundje sepse shpenzimet kapitale kanë pësuar 63 për qind rritje, pra 963 milionë lekë më shumë se janari i viti 2020. Kjo ishte rritja më e lartë në zërat e shpenzimeve e ndikuar nga procesi i rindërtimit dhe projekte të tjera të nxitura. Gjithashtu, për shkak të rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit shpenzimet për paga në janar 2021 ishin 4 për qind më të larta se në janar 2020. Gjithashtu rritja e borxhit publik ka ndikuar negativisht shpenzimet për interesa të cilat ishin 6 për qind më të larta se në janar 2020.
Bizneset në humbje
Ndërkohë që ekonomia vazhdon të jetë nën efektin e pandemisë bizneset në vend e kanë nisur 2021 me humbje të fitimeve. Edhe në krahun e shpenzimeve, shihet një tkurrje më e madhe në raport me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të bëra publike, në janar të 2021 të ardhurat nga tatim-fitimi janë tkurrur me 31 për qind, që e cila tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë se fitimet e bizneseve kanë qenë në pikiatë për këtë fillimviti. Ministria thekson se, kjo vjen për shkak të rënies së konsumit duke qenë se edhe qytetarët hezitojnë të bëjnë shpenzimet nga pasiguritë që jep pandemia. Ndikim thelbësor kanë edhe masat kufizuese, pasi shumë biznese po punojnë me orare të kufizuara dhe kapacitete të reduktuara. “Duke parë rezultatet buxhetore, shihet se performanca me negative është në të ardhurat e Tatimit mbi Fitimin të cilat shënuan rënie me 31 për qind në raport me një vit më parë. Të ardhurat nga ky tatim kanë pasqyruar dobësitë që biznesi ka kaluar vitin e kaluar ku për shkak të kufizimeve të karantinës së pranverës mbyllen aktivitetin ose punuan nën kapacitet. Kjo gjendje është reflektuar në fitime më të ulta dhe për rrjedhojë në më pak pagesa në buxhet”, thuhet në raport. Ndër të tjera tregohet se, arkëtimet nga TVSH-ja ishin 11.2 miliardë lekë me një rënie 2.5 për qind në raport me një vit më parë. Ndërsa, ajo që bie tjetër në sy ndërkohë është dhe rënia e lehtë e kontributeve të arkëtuara nga sigurimet shoqërore, çka duket të jetë reflektim i rritjes së lehtë të papunësisë në vend si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia. Nga ana tjetër të ardhurat nga pushteti lokal ishin më të larta se në janarin e 2020 duke shënuar rritje me 9.4 për qind.
Më të lexuarat


Skandalet me institucionet e mikrofinancës, BSH pezullon dy kompani,7 të tjera në monitorim për abuzimet me kreditë

FMN ndryshon parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, pritet të shkojë 5.5 për qind gjatë vitit 2021

Raporti i BB, kërkohet përmirësim i skemës së pensioneve, koncesionet vijojnë të shihen si problematike

Ulen shpenzimet për ndihmën ekonomike, ish të përndjekurit politikë dhe bonusin e bebes, ja sa janë reduktuar pagesat sociale

FMN dhe BB kërkojnë të bëhet kujdes në periudhën post-Covid, sytë nga vaksinimi për kthimin e stabilitetit ekonomik

Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot / Monedha e huaj në rënie
