Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Papunësia vijon rënien, arrin në nivelin më të ulët të pas viteve ‘90

Postuar: 13/03/2018 - 08:02

Norma e papunësisë ka shënuar sërish rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,4%. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2016, shkalla e papunësisë si për meshkujt dhe për femrat ka rënë me 0,8 pikë përqindje. Edhe në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia ka rënë me 0.2 pikë përqindje. Ky është niveli më i ulët rekord i papunësisë, që është regjistruar pas viteve 1990. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 13,7% dhe për femrat është 12,9%. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,8 pikë përqindje më e ulët se sa për meshkujt. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 24,6%. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 10,5%. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rritje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunë- sisë u rrit me 0,1 pikë përqindje. Ndërkohë, shkalla e punësimit për meshkujt është 65,6%, ndërsa për femrat 50,8%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2016, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 2,8 pikë përqindje dhe për femrat me 1,2 pikë përqindje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/03/2019 - 10:07

Euro vazhdon të rritet.
 

Postuar: 24/03/2019 - 07:48

Çdokush që ndodhet në vështirësi financiare dhe nuk arrin të paguajë njëherësh detyrimet që ka nd

Postuar: 23/03/2019 - 07:27

Në kuadër të paketës fiskale për vitin 2019, në bazë të të cilës ndryshon dhe ligji për procedura

Postuar: 22/03/2019 - 07:20

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore par

Postuar: 21/03/2019 - 07:20

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të ashpërsojë ligjin antiduhan.

Postuar: 20/03/2019 - 07:21

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë

Postuar: 19/03/2019 - 18:26

Në raportin e Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhe