BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Ekonomia

Parashikimet e “Standard & Poor’s”, rritja ekonomike gjatë 2021 pritet 4.5 për qind, niveli i borxhit i pandryshuar

Parashikimet e “Standard & Poor’s”, rritja ekonomike

Agjencia e vlerësimit të ekonomisë, “Standard & Poor’s”, ka dhënë një vlerësim pozitiv sa i përket ecurisë ekonomike për Shqipërinë në vitin 2021. Në raportin e publikuar së fundmi thuhet se, në 2021 Shqipëria do të regjistrojë 4.5% rritje ekonomike dhe bizneset e dëmtuara do të fillojnë të rikuperohen. Gjithsesi, theksohet se, ky përmirësim do të shihet vetëm nëse pandemia do të shkojë drejt shuarjes dhe gjendja nuk do të agravohet. Më tej, agjencia vë në dukje se ekonomia shqiptare do të njohë rikuperim të dukshëm, por që do të jetë më i ngadaltë se vendet e tjera në rajon për shkak se ka ende shumë të dëmtuar turizmin, një nga sektorët me kontribuues. “Në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit dhe impakti i këtij sektori në ekonominë shqiptare mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri. Humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7% të PBB-së, nga 1.9% në 2019, kjo do të japë efekte në muajt e parë të 2021”, thuhet në raport. Pavarësisht situatës dhe pasigurisë nga pandemia, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit “Standard & Poor’s”, në rishikimin më të fundit të saj konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Kjo do të thotë që edhe gjatë këtyre muajve të vështirë vlerësimi për ekonominë ka mbetur në të një njëjtin nivel, pa humbur pikë.

Vështirësi me borxhin publik

Pavarësisht vlerësimit pozitiv të përgjithshëm për ekonominë, Standard & Poor’s ka vlerësuar se borxhi publik do të mbetet i pandryshuar, pra përgjatë 2021 nuk do mund të shohim reduktim të tij. Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia edhe për vitin 2021 borxhi do qëndrojë në nivele të larta rreth 77% dhe do të fillojë të reduktohet në fillim të vitit 2022. Sipas agjencisë, ky nivel borxhi është i lartë prandaj qeveria duhet të punojë për evidentimin e risqeve fiskale dhe futjen në kontroll të tyre gjatë këtij viti. “Parashikimet përcaktojnë që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërkohë që ekonomia rikuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave mbështetëse. Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale”, theksohet në raport. Më tej, agjencia e vlerëson planin e qeverisë shqiptare për vitin 2021, i cili synon rritjen e të ardhurave për të ndihmuar në reduktimin e borxhit publik, për këtë Standard & Poor’s sugjeron që të ruhet një balancim i konsiderueshëm mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Ndërsa vihet theksi, se është i nevojshëm përmirësimi i politikave fiskale. “Qeveria shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave. Qeveria shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të fiskalizimit për të siguruar miradministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme. Por, për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim”, shprehet agjencia Standard & Poor’s.