
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Paratë e pensionistëve në “rrezik”, ja problemi i ri që po alarmon moshën e tretë, shtohen gjyqet e qytetarëve që kërkojnë paratë e prapambetura

Shkruar nga Sidorela Braçja 18 Shtator 2023

Pas më shumë se 35 vite punë, pensioni është shpërblimi që mosha e tretë pret me padurim. Sot pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensione shumë të ulëta, çka e bën të pamundur të mbyllin shpenzimet pa mbështetjen e fëmijëve ose pa punuar, ndërkohë që komuniteti i tyre po shënon rritje të vazhdueshme. Javën që shkoi u bë me dije se mbi 650 mijë pensionistë pritet të përfitojnë rritje të pensioneve që nga 1 tetori. Më konkretisht nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë. Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë. Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër. Ndërkohë pagesa mujore që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 8.6 për qind të do të bëhet 11 mijë e 239 lekë nga 10 mijë e 239 lekë që aktualisht është. Por pavarësisht këtij lajmi të mirë, pensionistët në Tiranë dhe jovetëm nuk kanë shumë besim tek pikat postare, pasi ata i tremben mundësisë së punonjësit e postës mund të përfitojnë. “Lajm i keq. Që t’i marrësh atij tjetrit pensionin dhe ndihmën ekonomike. I ka çuar vet shteti që t’i marrin ata. Qeveria duhet që të kontrollojë këto gjëra. Mirë që se ka rritur pensionin, por edhe atyre që i mbajnë ja vjedhin. Është krim”, shprehen njëzëri disa pensionistë për mediat.
Përballja me drejtësinë
Ndërkohë, avokatja Xhulieta Veizaj pohoi në një media se ka ndjekur të paktën 12 gjyqe ku qytetarët kanë kërkuar paratë e prapambetura të ndihmës ekonomike. “Kemi shumë problematika edhe për shkakun e pagesave. Janë pothuajse të gjithë personat me aftësi të kufizuar, tetra dhe paraplegjik, personat e verbër, personat me probleme te shëndetit mendor që nuk kanë marr një pagesë nga viti 2005 deri në 2010. Vendimet gjyqësore në disa nga këto vendime ata e kanë fituar çështjet dhe janë në apel, pra u ka dhënë të drejtë sepse i takon. Unë kam 12 çështje aktualisht nga këto janë fituar 11 dhe njëra është rrëzuar nga njëri gjyqtar”, deklaroi avokatja Veizaj.
Çfarë ka ndodhur?
Megjithatë kujtojmë se ky alarm i të moshuarve vjen pasi në fillim të këtij muaji 7 punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar nga policia në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se dëmi që i është shkaktuar shtetit është 33.000.000 lekë. Arrestimi i punonjësve sipas ministrit, erdhi pas denoncimit që kanë bërë qytetarët. “Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit?”, shkroi Manja.
Çfarë ka brenda shportës së shtëpisë së një pensionisti?
Ndërkaq po tregojmë se çfarë ka brenda shportës së shtëpisë së një pensionisti/eje, teksa marrim shembull një të moshuar që çdo muaj tërheq pranë zyrave të Postës pensionin e pleqërisë, vetëm 11,800 lekë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për shpenzimet e familjeve sipas grupmoshave, gjysma e të ardhurave e moshës mbi 60 vjeç shkon për ushqim dhe pije jo-alkoolike, më saktësisht 50.9 për qind. Sipas parashikimeve të INSTAT, i moshuari me pension mujor 11,800 lekë duhet të shpenzojë 6,000 lekë në muaj për ushqime, ose 200 lekë në ditë. Pensionistja e moshuar rrëfehet në media se e shikon të pamundur që të jetojë e vetme. Ajo ka dy djem, të cilët e ndihmojnë që të mbyllë të gjitha nevojat që ka. Ndërsa ushqimet zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një pensionisti, rreth 4.5 për qind e zënë shpenzimet për shëndetësinë. Mirëpo me moshën fillojnë edhe problemet me shëndetin. Aktualisht pensionistja në fjalë çdo muaj blen ilaçet për të kuruar Osteoporozën, të cilat i kushtojnë 4,000 lekë apo 33% e pensionit mujor. “Fatkeqësisht ilaçet që marr unë nuk janë të rimbursueshme”, shprehet e moshuara.
Më të lexuarat


Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025, rregullatorët dhe siguruesit do të mblidhen në Tiranë nën organizimin e AMF

Hyn në fuqi indeksimi i pensioneve, ja sa do jetë shtesa në qytet dhe në fshat, Ministria e Financave zbardh të tjera detaje nga vendimi i qeverisë dhe paralajmëron se në dhjetor të moshuarat do të marrin 5 mijë lekë bonus

Koncesionet në Shqipëri “çerdhe” abuzimi, 43% e tyre nën hetim nga SPAK, qeveria injoron alarmet dhe vijon të hedhë para për to

Mungesë lekësh në treg, BSH rrit injektimet në 15.9 miliardë, shkak kryesor, grumbullimi i likuiditetit nga ana e Qeverisë

555 ankesa për garat tenderuese, kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ "Ngrijnë" monedhat e huaja, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Rritja e çmimeve të pronave, ekspertja zbulon tre zonat më të kërkuara në vend: Rreth 40% e blerësve janë nga shtetet perëndimore

Mësimet nga turizmi masiv/ Si të shmangim mbipopullimin dhe çfarë duhet ndryshuar

Euro në rritje apo në zbritje? Ja raporti i Bankës së Shqipërisë

Nga 1 tetori nis shpërndarja e rritjes së pensioneve, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbardh detajet, ja formula e përllogaritjes dhe kush përfiton
