BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Ekonomia

Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës, ndryshojnë pagat për të gjitha nivelet e gradave, ja detajet

Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës,

Ligji i ri për Gardën e Republikës do të sjellë ndryshime në paga për të gjitha nivelet e gradave. Pak kohë më parë është depozituar në Kuvend një projektligj i ri, i cili ndryshon pothuajse tërësisht ligjin e vjetër për Gardën, ndërsa ditën e djeshme kanë nisur diskutimet në Komisionin e Sigurisë. Gjatë diskutimeve për ndryshimet e bëra u prek edhe çështja e pagave. Një prej anëtarëve të komisionit vuri në dukje se në tabelat e paraqitura në projektligj ka lëvizje në nivelin e pagave për të gjithë punonjësit e të gjitha gradave. I pyetur për këtë ndryshim zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj sqaroi se, lëvizjet në paga janë bërë për të zbutur hendekun mes punonjëseve. Sipas tij, konkretisht është parashikuar rritje pagash për punonjësit e gradave të ulëta dhe ulje për ata në grada më të larta. Hodaj theksoi më tej se, në këto tabela është publikuar përafrimi që iu është bërë pagave të punonjësve të Gradës në krahasim me punonjësit e Policisë së Shtetit. Zëvendësministri tha se, në këtë mënyrë është plotësuar një kërkesë e vazhdueshme për eliminimin e pabarazive mes këtyre dy kategorive. “Në projektligjin e ri ka ndryshime në paga për punonjësit, por janë plus minuse në nivel të vogël. Dua të sqaroj këtu se, kemi vendosur që në 2021 të ketë ulje për ata që janë drejtorë e të tjerë, pra që janë në grada të larta dhe do rriten pagat në nivel mjaft të mirë, mund të themi, për punonjës në gradat më të ulëta, sepse kështu përfarohet pagesa mes të gjithë punonjësve. Këtë e kemi bërë se shpesh ju na keni kërkuar pse ka diferencime me punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ja ku ne menduam të plotësojmë këtë kërkesë. Gjithsesi theksoj se nga këto lëvizje nuk ka asnjë kosto shtesë në buxhetin e shtetit”, u shpreh Hodaj.

Ja ndryshimet në paga

Në tablat e publikuara në projektligj tregohet se sa është paga bazë e punonjësve sipas gardës dhe sa bëhet në përafrim me atë të policisë. Atëherë për gradat e ulëta; Kapter i Katërt dhe Rreshter paga bazë ka qenë 48.000 lekë dhe 46.700 lekë ndërsa u bëhet të dyve 50.000 lekë sipas pagës në polici. Në gradat e mesme; Kapter i parë, Kapter i Dytë dhe Kapter i tretë, përkatësisht pagat bazë ishin përkatësisht 49.900 lekë, 49.400 lekë dhe 48.900 lekë, ndërsa bëhet për të gjithë 50.000 lekë. Për Kapter paga bazë 52.500 lekë, për Kapter Shtabi 51.400 lekë, për kapter mjeshtër 50.300 lekë. Këto janë gradat ku fillon ulja dhe paga për të gjitha bëhet 50.000 lekë. Sakaq Nëntoger, Toger dhe Kryekapter paga bazë ka qenë 64.100 lekë, 67.000 lekë dhe 55.200 lekë, ndërsa sipas ligjit të ri iu bëhet Toger dhe Nëntoger 65.500 lekë dhe Kryekapter 50.000 lekë. Për Kapiten dhe Nënkapiten paga janë 74.200 lekë dhe 70.500 lekë dje bëhen për të dy 72.000 lekë. Një Major pagën bazë e ka 86.600 lekë me ligjin e ri përafrohet sa rroga një Kryekomisari dhe i bëhet 87.000 lekë. Për Kolonel dhe Nënkolonel paga bazë është përkatësisht 113.400 lekë dhe 100.400 lekë dhe me ligjin e ri bëhen 103.000 lekë dhe 99.000 lekë. Ndërsa për Gjeneralët paga bazë është 126.500 lekë dhe ligji i ri e ul në 125.000 lekë.

Trajtim i veçantë

Ndër të tjera Hodaj sqaroi ndryshimet në lidhje me përcaktimet e nenit 47 për trajtimin me dëmshmëri shëndeti, ku vuri në dukje se, këtë lloj shtese e përfiton një numër shumë i vogël punonjësish. Sipas tij, masa e kësaj shtese varion nga 1.500 lekë deri në 3.000 lekë për afro 40 funksione organike. Ndërsa në lidhje me përcaktimet e nenit 48 për sigurimin shëndetësor, është parashikuar që të bëhet një sigurim shëndetësor minimal për punonjësit, duke filluar nga 1.000 lekë në vit me një efekt total vjetor prej 1.421.000 lekë. Potencialisht mund të jetë kjo vlerë, por në momentin aktual nuk sjellin efekte financiare, pasi këto parashikime dhe përllogaritje të sakta do të realizohen në momentin që do të miratohet akti nënligjor, sipas parashikimeve në dispozitat kalimtare.