BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Pas FMN e BB, edhe BSH kërkon reforma për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit

Pas FMN e BB, edhe BSH kërkon reforma për të

Apelit të ndërkombëtarëve drejtuar qeverisë për reforma të mëtejshme me qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike, i është bashkuar së fundmi dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Teksa merrte pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, me temë "Rreth një dekadë pas krizës: drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare", në Ohër, Maqedoni, Sejko nënvizoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit, si dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit. Gjatë fjalës së tij, guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike shqiptare duke u ndalur te zhvillimet ekonomiko-financiare dhe ndikimet e mundshme të normalizimit të politikës monetare. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme duke dhënë kontributin e saj në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit. Sejko shtoi se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve. Sipas tij, prioritetet e ardhshme të Bankës sëShqipërisë janë orientuar më së shumti drejt identifikimit të masave për nxitjen e kreditimit, vazhdimin e planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar. Një tjetër çështje e trajtuar nga Guvernatori, ishte dhe rëndësia e kombinimit të duhur të politikave makroekonomike ku një rol kyç luan koordinimi i politikës monetare me atë fiskale. Në përfundim, Guvernatori Sejko u shpreh se e ardhmja politike afatgjatë dhe prosperiteti ekonomik, lidhen ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe kuadri institucional kanë rol kontribues në procesin e konvergjencës, megjithatë bankat qendrore, si politikëbërës, duhet të marrin masat e nevojshme për përgatitjen e ekonomisë për procesin e anëtarësimit

Konferenca

Fokusi i kësaj konference qëndronte në trajtimin e eksperiencave dhe konkluzioneve të nxjerra nga kriza, si dhe të nevojave të mundshme për ridizenjimin e politikave në adresimin e duhur të një mjedisi në ndryshim. Punimet e kësaj konference u çelën me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Bogov, i cili pasi falënderoi të pranishmit, prezantoi programin e konferencës, duke theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i mendimeve dhe eksperiencave me kolegët e vendeve të ndryshme. Diskutimet e këtij paneli u fokusuan në sfidat me të cilat përballen bankat qendrore një dekadë pas krizës dhe zhvillimet ekonomike të vendeve; rolin e bankave qendrore në rritjen ekonomike nëpërmjet ruajtjes së stabilitetit financiar; politikat monetare dhe masat e ndryshme të aplikuara në këtë drejtim.