Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas Kadastrës, edhe shpronësimet në një dorë të vetme, qeveria krijon agjenci të posaçme për të negociuar me pronarët, ja detajet

Postuar: 11/09/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë strategji sa i takon kompensimit të pronarëve. Agjencia e Kadastrës ka nisur prej disa ditësh kompensimin e atyre që u janë zënë pronat nga ndërtimet informale, por probleme ka dhe me shpronësimet kur bëhet ndërtimi i rrugëve apo projekteve të tjera. Për këtë arsye, qeveria ka në plan që të ngrejë një institucion të posaçëm për këtë çështje. Qeveria ka në plan të krijojë agjencinë e shpronësimeve, një strukturë e cila do të eliminojë kryerjen e kësaj procedure nga çdo autoritet kontraktues. Ofrimi i kësaj procedure në një zyrë të vetme pritet t[i japë zgjidhje edhe vlerësimit të çmimit real të pronave, pasi do të rishikohet ligji në fuqi duke parashikuar edhe negociata me pronare të truallit. Aktualisht si qeveria qendrore ashtu edhe ajo lokale kryejnë shpronësime. Por janë të shumta rastet kur vetë shteti nuk respekton afatet e përcaktuara. Nga ana tjetër, shpronësimet kryhen në bazë të çmimeve të referencës që thuajse në të gjitha rastet janë larg çmimeve të tregut, duke u kundërshtuar në gjykatë nga pronarët. Kjo gjë u bë e ditur dje nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Agjencia për shpronësimin për interesin publik do të jenë një agjenci ku do të përqendrohen të gjitha procedurat e shpronësimeve. Por sigurisht gjatë krijimit të kësaj agjencie ne do të shikojmë bazën ligjore dhe të gjitha elementët për të vendosur në një kuadër ligjorë të qartë dhe për të krijuar përmes kësaj agjencie të gjitha projekteve mundësinë që të zhvillohen por edhe duke i dhënë pronarëve që do të shpronësohen në mënyrë sa më të shpejt dhe duke i plotësuar dhe kërkesat që kanë mbi truallin e tyre dhe duke arritur për të nxjerrë një produkt të mirë për të gjitha palët. Ky është një proces që sot ne kemi gjyqe të hapura përsa i përket vlerësimit të truallit gjë e cila do të marr fund”, tha Balluku. Aktualisht si pushteti vendor dhe ai lokal kryejnë shpronësime por me ndryshimet e reja që pritet të hyjnë në fuqi kjo agjenci do të mund të lerë të hapur edhe mundësinë e institucioneve që kërkojnë shpronësim për interes publik për të negociuar me pronarët e trojeve. Deklaratat ministrja Balluku i bëri gjatë analizës së performancës të institucioneve që ka në varësi ku vlerësoi punën e bërë nga çdo institucion duke mos shprehur kritika për to.

Vendimi i qeverisë

Përveç kësaj, pak ditë më parë Këshilli i Ministrave, ka vendosur kompensim financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Masa e kompensimit është rreth 44 381 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është rreth 545 milionë lekë. Shuma e kompensimit financiar, për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, kompensimi financiar, do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, dhe pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Me zbatimin e këtij vendimi do të merret Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, të cilat duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 07:54

Pagat në ekonomi pritet të rriten me ritme më të përshpejtuara vitet në vijim për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Postuar: 17/11/2019 - 07:54

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në lëvizje është vënë edhe Autoriteti i Konkurrencës për t&rs

Postuar: 16/11/2019 - 07:32

Ministria e Financave shtyn për herë të dytë procesin e fiskalizimit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e fest

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dh

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i