Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas katër ditëve në rritje, euro bie sërish

Postuar: 16/05/2018 - 13:59

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.28 lekë, me një rënie trë lehtë prej 0.02 lekësh.

Euro i është larguar nivelit më të ulët të 10 viteve të fundit, që u arrit në 9 maj, në nivelin e 126.86 lekëve.

Në krahasim me fillim e vitit, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 6 lekë, ose me 4.3%. Ndërsa në raport me mesin e vitit 2016, kur euro luhatej me 138-139 lekë dhe më pas filloi dhe rënia graduale po e qëndrueshme e monedhës së përbashkët, euro ka rënë me rreth 11 lekë, apo rreth 8%. Ekspertët pohojnë se ky forcim gradual i lekut ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të ofertës në euro nga burime informale (të hyrat nga aktivitetet e pligjshme) dhe formale, si turizmi, apo burimet e tjera të eksporteve sidomos të shërbimeve, investimeve, remitancave etj.

Në muajt e parë të këtij viti, tkurrja e euros ka qenë më e fortë. Aktorët e tregut pohojnë se kanë ndikuar dhe transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave, që kanë qenë në proces shit-blerje nga euro në lekë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj.Elisabeta Gjoni, e cila në një intervistë të fundit për Monitor ka pohuar se “Gjithashtu, nga informacionet në shtyp, publiku është njohur me vendimet e disa bankave për të konvertuar pjesë të kapitalit të tyre nga valuta në lek. Ndonëse ky është një veprim normal, plotësisht i mbështetur në kuadrin rregullator, që ka ndodhur edhe më parë, nuk përjashtohet mundësia që lajmi të ketë ndikuar në pritjet e agjentëve ekonomikë për ecurinë e kursit të këmbimit”. Por, ajo thekson se efekti i këtyre veprimeve, të cilat janë të rralla, është tërësisht i përkohshëm. “Për më tepër, bankat po tregojnë kujdesin e duhur që veprimet të shtrihen maksimalisht në kohë dhe të kryhen në momentet më të përshtatshme”, ka pohuar znj. Gjoni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 13:08

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas.

Postuar: 22/10/2018 - 07:46

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temp

Postuar: 21/10/2018 - 08:08

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe 3 Sekretarë të Përgjithshëm ministrish rrezikojnë të k

Postuar: 20/10/2018 - 07:36

Avokatura e Shtetit duket se ka dalë nga shinat e një institucioni normal të shtetit shqiptar.

Postuar: 19/10/2018 - 21:11

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesio

Postuar: 19/10/2018 - 08:41

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 19/10/2018 - 07:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për revokimin e 4 lejeve minerare n