Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas kritikave të Parlamentit, AMF vihet në lëvizje, paralajmëron shkarkimin e kreut të Byrosë së Sigurimit

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), Anila Hoxha. Kompanitë e sigurimeve kanë shkaktuar gjithmonë probleme në tregun shqiptar sepse shumë shqiptarë nuk arrijnë dot të marrin kompensimet. Kjo çështje është ngritur si problematikë shpesh herë edhe tek Komisioni i Ekonomisë, kur kreu i AMF, Ervin Koçi ka raportuar për veprimtarinë e institucionit që ai drejton. Madje, një herë Erjon Braçe kërkoi edhe ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të audituar punën dhe mënyrën sesi shpërndahet Fondi i Kompensimit. Por Fondi i Kompensimit si duket është kthyer në mollë sherri edhe mes AMF dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkon nga kryetarja e BSHS që të marrë masat e nevojshme brenda gushtit për Fondin e Kompensimit, përndryshe do ta pësojë. Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e një monitorimi që është aktivitet i Byrosë së Sigurimit. Nga ky monitorim ka dalë në pah se BSHS nuk ka shpërndarë praktikat e detyrueshme për ekzekutim. “Shoqëritë e sigurimit anëtare të BSHS-së të plotësojnë detyrimin përkatës të Fondit të Kompensimit. Së dyti, Byroja Shqiptare e Sigurimit të kryejë shpërndarjen e praktikave të përfunduara, të detyrueshme për tu ekzekutuar, te shoqëritë e sigurimit anëtare të BSHS-së, duke njoftuar Autoritetin deri më datë 15 gusht 2019, në të kundër Autoriteti të bëjë shpërndarjen e praktikave të përfunduara, sipas pikës 10.4, neni 10, të Rregullores nr. 119, datë 06.06.2019 “Mbi administrimin e Fondit të Kompensimit”. Së treti, BSHS të analizojë situatën e Fondit të Kompensimit për të vendosur nëse ka nevojë për shtesë të Fondit të Kompensimit për vitin 2019. Së katërti për moszbatim të vendimeve të Bordit të Autoritetit, bazuar në nenin 32, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, paralajmërohet për shkarkim Drejtori Ekzekutiv i BSHS-së dhe së pesti ngarkohen Departamentet përkatëse për njoftimet në zbatim të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e AMF.

Kritikat e AMF për BSHS

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kritika edhe për formatin e raportimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit. “Formati i raportimit nuk është në përputhje me kërkesat e Autoritetit sipas vendimit të Bordit nr. 118, datë 06.06.2016, si përsa i përket vlerës së detyrimit të Fondit të Kompensimit, ashtu dhe pagesave të kryera nga shoqëritë. Pagesa në total gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2019, për detyrime të Fondit të Kompensimit janë në vlerën 323,204,438 lekë, ndërsa duke përfshirë dhe marrëveshjet niveli i pagesave është rreth 76% të detyrimit të 6-mujorit të parë të vitit 2019” thuhet në vendimin e AMF. Në krye të Byrosë Shqiptare të Sigurimit qëndron prej vitit të shkuar Anila Hoxha që erdhi si propozim i Asamblesë së Byrosë së Sigurimit dhe kaloi provën tek AMF i cili gjithsesi e ka lënë atë në këtë pozicion me periudha të shkurtra dhe të drejtë riemërimi. Kujtojmë që Erjon Braçe, kur ishte kryetar i Komisionit të Ekonomisë, i la afat Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare datën 1 janar 2019 për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura. Sipas tij, AMF duhet t’i bëjë vetë llogaritë se çfarë ndodh pas kësaj date nëse një gjë e tillë nuk realizohet. Tani duket se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është vënë në lëvizje për të marrë masat kundër batërdisë që bëhet me sigurimet.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 08:13

Zgjedhjet vendore sollën përmbysje në shumicën e bashkive në vend, por shumë emra nuk i ka ndalur aspak fushata zgjedhore që të vijojnë me tenderat e shumtë.

Postuar: 24/08/2019 - 07:52

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rrisë pagesat për personat me aft

Postuar: 23/08/2019 - 07:50

Banka Botërore është disi skeptike mbi premtimet e institucioneve financiare në vend për uljen e

Postuar: 22/08/2019 - 07:29

Aksioni i nisur prej disa kohësh nga qeveria kundër informalitetit duket se nuk ka dhënë ndonjë e

Postuar: 21/08/2019 - 08:36

Kompanitë koncesionare në Shqipëri vijojnë të fitojnë shuma të mëdha.

Postuar: 20/08/2019 - 07:30

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar nga tenderat plot 18 kompani.

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.