BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Ekonomia

Pas naftës tjetër goditje, fatura e energjisë rritet me 50 përqind për bizneset nga 1 janari, nga 12.4 lekë shkon në 18.8 lekë kilovati

Pas naftës tjetër goditje, fatura e energjisë rritet me 50

Kriza e përgjithshme ekonomike po ndikon çdo ditë e më shumë në ekonominë e brishtë shqiptare. Nga dita në ditë kjo krizë ka filluar të ngrejë koston e nivelit të jetesës dhe ka ulur vlerën e parasë në treg. Inflacioni ka filluar të shpërthejë, ndërkohë që çmimet e naftës, energjisë elektrike, lëndëve të para kanë bërë një zinxhir bllokimi për zhvillimin e biznesit. Kështu, qeveria shqiptare e cila ka mbrojtur biznesin e vogël dhe konsumatorin individ ka nisur shtrenjtimin e çmimit të energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha. Nëse deri në 31  dhjetor çmimi i energjisë faturohej me 12.40 lekë për kilovat, sot kjo kosto është rritur me 50 përqind, duke bërë thuajse të pamundur aktivitetet tregtare, fatura e të cilave është  një lak në fyt në rritjen e kostos. nëse një biznes që dje paguante 100 mijë lekë para janarit të viti 2022, ai detyrohet të paguajë sot 150 mijë lekë, një kosto që behet rrënuese për bizneset prodhuese të cilat kanë lidhje drejtpërdrejtë me energjinë, në varësi të numrit të makinerive që kanë në dispozicion.  Megjithëse qeveria është munduar të alarmojë situatën për ngritje të supozuar të çmimit deri në 500 euro megavati realiteti është i ndryshëm. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama, të dhënat zyrtare tregojnë se çmimet e importit për 1 Këh janë shumë herë më të ulta.  Referuar të dhënave të publikuar nga vetë OSHEE Group dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, energjia e importuar ka kushtuar më shtrenjtë në muajin nëntor të vitit 2021, ku mesatarisht u pagua 295.04 euro/mëh orë apo 29.5 euro/këh apo rreth 36 lekë, një vlerë thuajse 45% më pak nga shifrat e kryeministrit. Por, ndërkohë që prej muajit dhjetor çmimi mesatar, me të cilin është blerë energjia  nga importi ka ardhur në rënie, ku për dhjetorin dhe janarin ishte rreth 24 euro/këh apo rreth 30 lekë. Ndërkohë që, shkurti shënoi një rënie edhe më të fortë dhe mesatarisht energjia u ble më një çmim prej 204.50 euro/mëh apo 20.4 euro/këh, që gjithashtu është shumëfish më e ulët se 60 lekë/këh, që deklaroi Rama. Këto çmime që po publikojmë janë në skenarin më të keq nëse Shqipëria importon nga jashtë 100 përqind të energjisë, ndërkohë që kemi prodhimin vendës i cili ka një kosto shumëherë më të ulët nga ky që pretendon qeveria shqiptare. HEC private ja faturojnë energjinë shtetit shqiptar me një vlerë prej 80 euro, ndërkohë që KESH nëpërmjet hidrocentraleve të saj e faturon diçka më pak se gjysma e kësaj vlere. Shteti shqiptar nëpërmjet shtrenjtimit të energjisë kërkon të përcjellë kostot e saj me keqmenaxhimin e koncencioneve në kurriz të bizneseve shqiptare.  Nëse problemi i energjisë elektrike është një problem që ka rënë në kurriz të biznesit, i cili është më pak i ndjeshëm se popullata, çmimi i naftës është bërë një gangrenë e jashtëzakonshme për shqiptarët.

Abuzimi me çmimet e naftës

Ngritja e çmimit në pompë të benzinës menjëherë sa lëvizën bursat ishte thjesht një abuzivizëm i pastër. Asnjë kompani shqiptare nuk e mori në moment naftën në bursë dhe faturimet dhe zhdoganimet u bënë në bazë të vlerës së naftës e cila ka qenë në nivelin e 180 lekëve. Shteti shqiptar në vend të ndërhyrjes preferoi ta konsiderojë si ekonomi tregu dhe jo makinacion çmimesh. Bizneset importuese të naftës e ngritën në mënyrë të dhunshme, ndërkohë që naftën e kanë zhdoganuar me vlerë shumë më të ulët nga ai i bursës.  Që të vijë naftë me çmimin e bursës duhet të kalojnë shumë kohë dhe bizneset shqiptare e kanë detyrim ligjor të kenë të depozituar rezerva për tre muaj. Kjo shthurje e tregut nuk tregoi gjë tjetër veçse, ky biznes është jashtë kontrollit fiskal dhe lë vend për dyshime se kjo rezervë është shumë më e vogël nga detyrimi ligjor, përpos problemeve të mprehta fiskale. Lidhur me deklaratat e qeverisë, se nuk mund të ndërhyjë në uljen e taksave, kjo është një lojë fjalësh për të përcjellë përgjegjësinë e qeverisë në tjetër destinacion. Në vitin 2021, çmimi mesatar i naftës, sipas INSTAT ishte rreth 170 lekë për litër me barrë fiskale 102 lekë për litër. Në situatën aktuale që barra fiskale është fiksuar në nivelin e 123.7 lekë për litër me çmimin 230 lekë për litër, nëse llogarisim konsumin i bie që shteti të inkasojë në buxhet 250-300 milionë euro. Pra qeveria shqiptare nëse ka planifikuar në buxhetin e shtetit një të ardhur 102 lekë për litër, progresiviteti i taksave në raport me çmimin në doganë e çon këtë të ardhur në 124 lekë për litër. Lind pyetja në këtë krizë vetëm qytetari duhet penalizuar, ndërkohë që shteti nuk pranon ta lëvizë superfitimin që merr nga kjo taksë, në vend që të vendosë tavanin që ka parashikuar në buxhet dhe pjesa tjetër të zbusë çmimin një litri nafte për qytetarin dhe për gjithë zinxhirin konsumator që i rritet  kostoja nga ky shtrenjtim. Qytetari të pranojë humbjen, ndërsa shteti nuk e pranon, por shndërrohet në një spekulator mbi qytetarin dhe ekonominë shqiptare.