BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Ekonomia

Pas presionit të bizneseve tërhiqet Ministria e Financave, nuk do të ketë bllokim të llogarive bankare për ortakët dhe administratorët

Pas presionit të bizneseve tërhiqet Ministria e Financave, nuk do

Ministria e Financave është tërhequr nga udhëzimi për bllokimin e llogarive bankare. Pak ditë më parë ministria ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Udhëzimi përcaktonte që, pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, Administratës Tatimore i jepet e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksionerëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara. Menjëherë pas këtij udhëzimi reaguan 22 shoqata biznesi, ato e kundërshtuan çdo pikë të tij duke thënë se po u shkelën të drejtat dhe i hap rrugë abuzimit nga ana e Tatimeve. Me sa duket nga ky presion i vazhdueshëm financat janë tërhequr nga udhëzimi. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa, e cila tha se në vijim do të bëhen disa ndryshime në këtë dokument. “Pas diskutimeve me grupet e interesit Ministria e Financave vendosi të tërhiqet  nga udhëzimi që sanksionon bllokimin e llogarive bankare të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve, dhe do të përmirësojë pikën 90.1 të tij. Udhëzimi nr. 44 që vendoste arbitraritetin e administratës tatimore mbi llogaritë personale të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve u vendos të modifikohet”, sqaroi  në një prononcim publik kryetarja e BDHTISH-së. Duhej patjetër që Ministria e Financave të kthente pas këto ndryshime pasi situata do të përkeqësohej, duke qenë se shoqatat e bizneseve u shprehën qartë se nuk do ta lejojnë t’u shkelet kjo e drejtë dhe madje do ta çonin çështjen në gjykatë. “Në paragrafin që ceket këtë çështje të saktësohet më shumë nga Ministria e Financave ose nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, t’u dërgohet degëve rajonale një letër sqaruese se si zbatohet me korrektësi neni 99 i ligjit “Për Procedurat Tatimore”, ose në rast të kundërt do të kemi raste të shumta gjyqësore, në të cilat do të jenë Gjykatat Administrative ato të cilat do të marrin vendim mbi paligjshmërinë e kësaj pike në udhëzim”, u shprehën ata.

Do modifikohet udhëzimi

Ndërsa bëri të ditur se tërhiqet, Ministria e Financave tregoi se do të punojë për të bërë disa ndryshime në udhëzim. Në udhëzimin e ndryshuar përcaktohej se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e papaguar i transferohet ortakut, aksionerit dhe administratorit. Kjo pikë, sipas shoqatave shtonte  më shumë abuzimet e administratës ndaj tyre dhe prandaj kanë shtuar çdo ditë reagimet për ndryshimin e udhëzimit. “Fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në ligj. Edhe në këtë rast, urdhër bllokimi si masë preventivuese vendoset sipas procedurave të këtij udhëzimi”, thuhej në paragrafin e udhëzimit për lëshimin e urdhrave të bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit. E iniciuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë (BDHTISH), në letrën drejtuar më herët ministres së Financave, Denaj, dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksonin se udhëzimi nr. 44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj. Reagimi i shtohet kundërshtimi të mëparshëm të ekspertëve dhe shoqërive të konsulencës juridike, që e quajtën këtë ndryshim si antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjin “Për procedurat tatimore” dhe “Për Shoqëritë Tregtare”.