BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Pas presionit të sindikatave të universiteteve në Shqipëri dhe kërcënimit me bojkot, qeveria propozon rritje pagash deri në 20 % për pedagogët

Pas presionit të sindikatave të universiteteve në Shqipëri

Duket se pas presionit të sindikatave të universiteteve në Shqipëri dhe kërcënimit me bojkot, qeveria ka propozuar rritje pagash deri në 20 % për pedagogët. 3 sindikatat e pedagogëve të universiteteve në Shqipëri i kanë dërguar në fund të muajit korrik ultimatum rektorëve dhe Ministrisë së Arsimit për bojkotim të vitit të ardhshëm akademik dhe kanë kërkuar rritje page deri 50%.Ky ultimatum ka alarmuar kryeministrin Edi Rama, për shkak se shtatori do ketë protesta të tjera, ndërkohë që gazeta “SOT” ka mësuar se ai ka kërkuar nga Ministria e Financave përgatitjen e një draft vendimi për rritje pagash deri në 20 %. Dje u mblodhën të gjithë rektorët dhe u njohën me draftin, ku arsimi kishte bërë ndryshim nga projekti fillestar. Kishte si klauzolë që shumica e rritjes të mbulohet nga vetë të ardhurat e universiteteve. Rektorët nuk e pranuan draftin, pasi prisnin buxhetin nga grandi i qeverisë, i cili është minimizuar sepse nuk ka fonde të mjaftueshme. Ndërkohë, ministrja i ka shantazhuar duke ju thënë që nëse nuk e pranoni do të ndërpres çdo marrëdhënie me ju. Me këtë situatë të tensionuar pritet që shtatori të jetë i nxehtë edhe për universitetet.

Kovaçi: 50% e stafit akademik merr rrogën e nivelit të shkollës së mesme

Ndërkohë, kreu i sindikatës së punonjësve të universitetit, Sandër Kovaçi thotë se pedagogët janë të gatshëm që vitin e ardhshëm të bojkotojnë mësimin sepse pagat e tyre janë absurde dhe po zhyten në varfëri. “Nuk mund të kesh mësimdhënie cilësore në universitet nëse nuk ke trajtim të mirë financiar të pedagogut . Është kërkuar nga ana e sindikatës, pra është pranuar nga pedagogët që të bojkotohet fillimi i vitit akademik. 50% e stafit akademik, pikërisht ai asistent merr rrogën e nivelit të shkollës së mesme, për arsye se shkollat e mesme kryesisht ka pasur ngritje të herë pas hershme dhe universitetet kanë qëndruar në vend. Për profesorin është 12- 13 mijë lekë megjithë taksat , pra zbrit dhe taksat 10-11 mijë lekë të vjetra , për profesorë të asociuar 12, për asistentin 8 mijë lek", tha Kovaçi.Theksin kryesor Kovaçi e vë dhe tek problematika të tjera të arsimit të lartë ku emergjente shikon nevojën për financim nga shteti për punën kërkimore.“Kërkimi shkencor subvencionohet shumë pak në masën 0.04% të buxhetit e GDP është për kërkimin shkencor , ndërkohë që Serbia, Maqedonia e ka 10 herë më shumë se ne. Është emergjencë”, shtoi ai.Sipas kreut të sindikatës së punonjësve të universitetit Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon për pedagogët dhe gati 40 % më të ulëta se në universitetet publike të Republikës së Kosovës. Kujtojmë se, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka kërkuar rritje pagash për pedagogët, pasi qeveria i ka përjashtuar nga skema e rritjes  me 6 % që u aplikua  vetëm për  punonjësit e Arsimit Parauniversitar. Në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh ata paralajmërojnë bojkot të mësimit vitin e ardhshëm akademik.Që prej vitit 2004 pagat e pedagogëve nuk kanë njohur rritje, madje dhe nga skema e rritjes së pagave me 6% për punonjësit e arsimit, arsimi i lartë është i përjashtuar.