BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Pedagogët përjashtohen nga rritja e pagës, pas ndërhyrjeve të Lindita Nikollës

Pedagogët përjashtohen nga rritja e pagës, pas ndërhyrjeve

Në një kohë kur qeveria ka rritur pagat për pjesën më të madhe të administratës publike duke filluar nga data 1 mars, diçka e tillë nuk është bërë për pedagogët. Sipas informacioneve, ka qenë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ajo që ka ndikuar në një vendim të tillë. Sipas burimeve, Nikolla ka qenë kundër rritjes me argumentin se shtesat për ta duhet të bëhen nga vetë universitetet, duke marrë para nga fondet e tyre. Pas kësaj kërkese, qeveria ka heur dorë nga rritja e pagave ëpr këtë kategori. Një veprim i tillë ka ngjallur pakënaqësinë e stafeve pedagogjike në të gjithë vendi. Këta të fundit janë ndier të diskriminuar dhe pakënaqësinë e tyre janë gati ta shprehin me anë të protestave masive. Gazeta ka mësuar se pedagogët kanë filluar të organizohen dhe brenda pak ditësh pritet që të nisin valën e protestave. Ata do të kërkojnë që të jenë pjesë e vendimit të qeverisë për rritjen e pagave njësoj si kategoritë e tjera, të cilat e kanë përfituar rritjen tashmë. Valës së protestës pritet që ti bashkohen të gjithë pedagogët e universiteteve publike në mbarë vendin. Mësohet se protesta është mjeti i parë që ata kanë vendosur të përdorin si shenjë pakënaqësie, por nuk përjashtohet mundësia që të arrihet deri në një bojkot të proceseve mësimore të tyre. Stafet pedagogjike janë struktura më e rëndësishme në universitetet publike dhe pedagogët ndihen të nënvlerësuar për faktin që nuk janë trajtuar me shtesa të pagës nga qeveria, ashtu siç u bë me një pjesë të madhe të administratës publike pak ditë më parë. Edhe pse pak kohë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Universitetin e Tiranës premtonte ndër të tjera edhe rritjen e pagave për pedagogët, diçka e tillë nuk është bërë. Rritje është aplikuar vetëm për punonjësit që kanë grada në universitete si profesorët, docentët, dekanët apo kancelarët e universiteteve. Protesta e tyre pritet të fillojë në ditët në vijim dhe pritet që të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Në fakt qeveria socialiste nuk është se ka qenë shumë dashamirëse me universitetet publike që në momentin që erdhi në pushtet, ku që në fillim shfaqi dashamirësinë ndaj universiteteve private. Kjo u pa qartë më pas edhe me hartimin e ligjit të arsimit të lartë, kontestimet dhe kundërshtitë për të cilin vijojnë të jenë prezente edhe sot e kësaj dite, ndonëse tashmë kanë kaluar disa vite nga miratimi i tij. Pedagogët e universiteteve publike kanë qenë ndër të parët që kanë dalë kundër ligjit për arsimin e lartë duke e konsideruar atë të prapambetur dhe në dëm të arsimit publik në vend.

Përfitojnë kategoritë e tjera

Në ndryshim nga pedagogët, e kundërta ka ndodhur me disa kategori të tjera të administratës publike. Konkretisht, Këshilli i Ministrave ka caktuar shtesat e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Rritja e pagave dhe shpërblimeve prek të gjithë punonjësit e Policisë në bazë të gradave si dhe specifikisht ata punonjës në strukturat e luftës kundër krimit të organizuar, në strukturat e ruajtjes së rendit, në policinë kufitare dhe në të gjitha strukturat e tjera policore. Rritje do të ketë edhe për komandot e ndërhyrjes së shpejtë si edhe për policinë e burgjeve. Qeveria ka publikuar shtesat për secilën kategori përfituese pranë qendrave spitalore dhe institucioneve të tjera dhe shtesat do të jenë sipas ngarkesës së punës, eksperiencave dhe kualifikime për secilin individ. Shpërblime do të ketë gjithashtu për mjekët që punojnë turn i tretë apo në ditë pushimi zyrtar.

Më të lexuarat