BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

Penalizimet për pensionet e invaliditetit mund të ankimohen, Gjykata e Lartë merr vendim unifikues dhe ndryshon procedurat

Penalizimet për pensionet e invaliditetit mund të ankimohen, Gjykata e

Vendimet e Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë nuk do të jenë më të paankimueshme. Gjykata e Lartë ka marrë dje një vendim unifikuese, i cili u jep të drejtë invalidëve të punës që të ndjekin rrugën gjyqësore nëse u refuzohet kërkesa për pension. Ky vendim është marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe ka të bëjë me një pretendim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili i trajton si të paankimueshme vendimet e Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë. Një qytetare ka ankimuar vendimin e caktimit të paaftësisë për të punuar nga ana e Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë, ndërkohë që ISSH pretendoi se ai vendim nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore. Por Kolegji i Gjykatës së Lartë ka arsyetuar se ky pretendim i ISSH ishte i pabazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Vendimin e GjEDNJ-së, në çështjen “Dauti kundër Shqipërisë” dhe në dispozitat e tjera ligjore që njohin të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj këtij akti administrativ. Kështu Kolegji vlerësoi se me të drejtë gjykatat më të ulëta kanë pranuar se mosmarrëveshja i përket juridiksionit gjyqësor, duke përcaktuar se vendimet e Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë mund të ankimohen në rrugë gjyqësore.

Reforma e Aftësisë së Kufizuar

Reformë do ketë dhe sa u takon pensioneve për personat me aftësi të kufizuar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi pikën e hapur në Qendrën Shëndetësore Krujë, ku është ngritur komisioni multidisiplinor për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar. Manastirliu tha se ky komision multidisiplinor do t’u vijë në ndihmë qytetarëve teksa deklaroi se reforma e re e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar do të bëjë çmos për të ulur burokracitë dhe për të rritur transparencën ndaj çdo rasti. “Në qendrën shëndetësore këtu në Krujë ne kemi krijuar ambientet e përshtatshme edhe me stafin e dedikuar të Shërbimit Social Shtetëror dhe të Shëndetësisë, për të krijuar këtë mekanizëm kaq shumë të rëndësishëm, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore, por mbi të gjitha dhe për t’i dhënë atij që i takon, aq sa i takon, në raport me ndihmën që i jep shteti. Pra për të ulur çdo abuzivitet, për të ulur burokracitë dhe për të rritur kështu transparencën”, tha Manastirliu. Po ashtu ministrja tha se një nga risitë e kësaj reforme do të jetë edhe mbështetja për fëmijët 0-2 vjeç. Ajo tha se reforma ende nuk është shtrirë në qarqe, por po ecën gradualisht në strukturat e tjera. Manastirliu deklaroi se është përmirësuar dhe ka sjellë rezultate pasi sipas saj fëmijët që nuk ishin mbështetur më parë me pagesa të aftësisë ndryshe, tani kanë filluar të mbështeten. “Një ndër risitë e kësaj reforme është mbështetja për fëmijët 0-2 vjeç dhe që nuk ka qenë më parë. Ende nuk është shtrirë në të gjitha qarqet që edhe të mësojmë nga shtrirja e saj, që të përmirësohemi nga shtrirja e kësaj reforme në strukturat e tjera. Por vlerësimi i fëmijëve 0-2 vjeç dhe në tërësi i fëmijëve 0-18 vjeç është përmirësuar dhe ka sjellë rezultate, që fëmijët të cilët nuk ishin mbështetur me pagesa të aftësisë ndryshe, tashmë kanë filluar të mbështeten”, tha ministrja.