BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Pensionet, 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet për punonjësit, alarm në ISSH

Pensionet, 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet për

Hedhja e kontributeve shoqërore është një çështje që ka shkaktuar alarm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas një informacioni të publikuar nga revista “Monitor”, janë entet publike ata që po u shmangen derdhjes së kontributeve shoqërore për punonjësit e tyre, duke rrezikuar kështu marrjen e pensioneve për këta të fundit. Sipas të dhënave, lista e shkelësve arriti në 1171 në maj 2019. Përllogaritjet tregojnë se entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018, kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro, duke u zgjeruar me 19% vetëm gjatë një viti. Sipas të dhënave, detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro. Kjo gjendje sigurisht që shfaqet tepër alarmante, pasi në këta 1171 institucione që nuk kanë paguar sigurimet, janë me mijëra punonjës aktualë të cilëve u rrezikohen pensionet, çka do të thotë që e ardhmja e tyre ekonomike nuk duket aspak e mirë. Sigurisht që këto detyrimet të akumuluara duhet të plotësohen në një mënyrë, pasi mungesa e tyre shkakton shumë efekt negative në buxhetin e shtetit. Por, fakti më i rëndësishëm dhe njëkohësisht një lajm i keq për shqiptarët është se, shtetit i grumbullon të ardhurat për buxhetin nga të ardhur të tjera të përbashkëta për buxhetin. Pra, kjo do të thotë që abuzimet e bëra nga institucionet dhe entet publike kanë ndikuar drejt për drejt në xhepat e qytetarëve pasi ato janë paguar nëpërmjet pagesave të taksave të tjera. Në listën e enteve buxhetore dominojnë repartet ushtarake, më pas vijojnë ndërmarrjet e ujësjellësit, zyrat arsimore, sikur mund të pritej edhe qendrat shëndetësore. Nuk qëndrojnë pas Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Shqipërisë, duke përmendur më pas drejtori të ndryshme në Tatime dhe Dogana.

Sektori publik, më borxhli se sektori privat

Ajo çka na bënë më tepër përshtypje është se, sipas ligjit mos pagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë për punonjësit nga punëdhënësit konsiderohet si vepër penale dhe shkelësit më të shumtë të këtij ligji janë entet publike krahasuar me ato private. Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse gjatë kontrollit nga zyra e tatimeve rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, dënohet me gjobë prej 500 000 lekësh. Por, gjendja e përkeqësuar e buxhetit tregon se ky ligj nuk është zbatuar. Pasi, në vitin 2018, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 87.9 miliardë lekë, por në fakt janë realizuar 88.8 miliardë lekë, me një rritje prej 0.9 miliardë lekë, ose 1% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultatet tregojnë për rritje me 6 miliardë lekë më shumë ose 7.20% më shumë. Të dhënat tregojnë se ky rezultat pozitiv nga arkëtimet e sigurimeve shoqërore, mësohet të ketë ardhur nga sektori privat, pasi të ardhurat nga entet publike shfaqen në përkeqësime. Numri i punonjësve nga sektori privat që u përfshinë në skemën e sigurimeve shoqërore u rrit me 14% në vitin 2018 në raport me vitin e mëparshëm. Ndërsa, për sa i përket sektorit publik, gjatë vitit 2018, numri mesatar i punonjësve në ndërmarrjet buxhetore që paguan sigurime ishte më i ulët se në vitin 2017, edhe pse numri i punonjësve ishe po i njëjti. Në vitin 2018, nga kjo kategori paguan sigurime 140,600 persona ose 0.6% më pak se në vitin 2017. 

Esmeralda Hida

Më të lexuarat