
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Pensionet private, shqiptarët kanë investuar mbi 58 mln euro, u shënua rritje 2.95% krahasuar me 31 dhjetor 2022

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Shtator 2023

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se gjatë gjysmës së parë të vitit, rritje të konsiderueshme ka shënuar numri i personave të përfshirë në pesë fondet private të pensioneve që operojnë aktualisht në vend. Ndërkohë, rritje edhe më të fortë ka shënuar volumi i fondeve që ata kanë investuar në këto skema. Sipas të dhënave nga AMF, për tregun e pensioneve private vullnetare, në 30 qershor 2023 ka një total asetesh neto prej 6,1 miliardë lekë (58.13 milionë euro) dhe me një rritje prej 487.74 milionë lekë, apo rreth 4.5 milionë eurosh në raport me vitin e shkuar. Rritja është e dukshme në nivelin 8.56% krahasuar me 31.12.2022. Aktualisht, fondet e pensioneve private numërojnë 37,594 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 2.95% krahasuar me 31.12.2022. Gjithsesi, ka qenë viti 2022, ai në të cilin këto skema kanë njohur një bum të vërtetë. Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të investojnë vullnetarisht për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së shkëputjes së marrëdhënieve të punës. Por, numri i anëtarëve është ende i ulët, shkak për të cilin Sipas Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po ndërmerr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e qytetarëve në këto skema. Projektligji i ri për fondet private të pensioneve, që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi, synon të rrisë iniciativat për të rritur investimet në fondet private të pensioneve. Një prej lehtësive parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve.
Më të lexuarat


“Tronditet” Euro, leku po ‘rikthehet’ fuqishëm në valutë (Tabela)

Zbardhet udhëzimi dhe shembujt për tatimin mbi të ardhurat, nga 1 janari 2024, tatim progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit te profesionet e lira

Banka Botërore thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë

Kursi i këmbimit, për ditën e sotme/ Paundi britanik në minimumin historik, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Mbledhja e Këshillit Administrativ të ISSH, miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%

Koha po mbaron, Shqipëria nuk do të ketë 5G as në 2023

Çfarë po ndodhë me tregun valutor? Ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë (Tabela)

Rënia e euros “dërrmon” eksportet, bien 22% në gusht! Tkurrja më e fortë që nga pandemia, ja sektori që po “vuan” më shumë
