BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Pensionet suplementare për naftëtarët e minatorët, Taf Koleci: Duhet të zgjerohet gama e përfituesve, të ulet mosha e pensionit

Pensionet suplementare për naftëtarët e minatorët, Taf

Presidenti i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci ka komentuar shqetësimet me të cilat po përballen sot e sidomos pas pandemisë së Covid-19 që ka mbërthyer vendin prej 5 muajsh, naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Koleci e ka ndalur fillimisht theksin tek pensionet suplementare për naftëtarët e minatorët, për të cilët kërkoi se ka ardhur që jovetëm të ulet mosha, por të zgjerohet edhe gama e përfituesve. Sipas tij, në kushtet kur vendi po përballet me pandeminë kategoritë e sipërpërmendura janë më të ekspozuarat ndaj krizës financiare dhe ekonomike. Ndërkohë Presidenti i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë që të nxjerrë një ligj të posaçëm për të ndihmuar kompanitë e industrisë së rëndë, pasi sipas tij, pjesa më e madhe e tyre janë drejt falimentimit.

-Zoti Koleci, ju keni qenë nxitësit e ligjit për shtimin e pensionit suplementar për minatorët dhe naftëtarët. Sa të kënaqur jeni me zbatimin e këtij ligji?

Po sëbashku me grupet e interesit për çdo kategori të grupimit të profesioneve. Ne si përfaqësues të këtyre kategorive profesionesh dhe mbi të gjitha  jo vetëm nxitës, por dhe hartuesit kryesorë të projekt ligjit për këto kategori, fillimisht jemi të pakënaqur rreth mospërfshirjes së disa pozicioneve pune të lëna jashtë, të cilët duke qenë se janë profesione ndihmëse të kategorive në fjalë, kështu dhe po me të njëjtën vështirësi, duhet të ishin përfshirë në ligj si përfitues të tij. Ne si federatë i kemi dërguar grupit të punës pranë ministrisë  përkatëse, ku bashkë me kërkesën për përfshirjen e këtyre pozicioneve të vështira të punës, u kemi dërguar dhe relacionin përkatës dhe vështirësinë që konsiderohet për çdo pozicion të papërfshirë, duke pretenduar përfshirjen e tyre. Për sa i përket zbatimit të tij ka filluar implementimi i tij dhe shpresoj që të përfundojë së shpejti për të tre kategoritë.

-Po sa i takon ligjit për miratimin e “statusit" të minatorit e metalurgut si e shihni reagimin e qeverisë?

Reagimin e qeverisë e shohim shumë të vakët, pasi dhe vetë ligji për pensionin suplementar, ishte veç një devijim për të mos miratuar projektligjin e minatorit dhe të metalurgut, pasi i naftëtarit dhe pse u miratua ka shumë për të bërë.

-A ka ardhur koha që të ulet sërish mosha e pensionit për këto kategori dhe të rriten pensionet?

Patjetër që po. Për minatorët mosha e pensionit duhet të jetë 50 vjeç dhe për metalurgët dhe naftëtarët 55 vjeç.

-A është i mjaftueshëm ky ligj dhe i domosdoshëm, apo kërkon përmirësime?

Do ta përkufizoja si "thërrime" në krahasim me atë që u takon realisht këtyre kategorive të vështira, por le të themi sa pa "asgjë" është "diçka". Ne si përfaqësuesit e tyre domosdoshmëri quajmë miratimin e projektligjit, i cili do të çonte në vend dinjitetin e tyre.

-Me çfarë problemesh përballen sot minatorët e naftëtarët?

Në shumë kompani të ndryshme ka informalitet, ku ka paga shumë të ulta dhe nuk paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ku një prej tyre është dhe Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. 

-Duke qenë se vendi prej 5 muajsh po përballet me pandeminë e Covid-19, si ju duket mbështetja e qeverisë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët?

Duke qenë se puna në këta sektorë, ka vazhduar dhe në kohën e pandemisë, ka pasur një neglizhim nga ana e qeverisë, pasi shumë uzina apo fabrika kanë qenë të detyruara, për shkak të krizës pandemike dhe pasojave të saj, të bëjnë shkurtime apo rikonstruktime brenda tyre, për të arritur t'i mbijetojnë krizës. Do të thoja që nga ana e qeverisë nuk ka patur reagime konkrete apo plane zbatuese për t'i ndihmuar kompanitë, si rrjedhojë dhe punonjësit të mos prekeshin.

-Paketa financiare e qeverisë a shkoi edhe tek kjo kategori?

Veç një pjesë shumë e vogël përfitoi nga paketa financiare. Tani po ndjehet kriza e thellë që ka përfshirë gjithë industrinë e rëndë, për shkak të pandemisë.

-Çfarë apeli keni për qeverinë dhe a është goditur kjo industri nga kriza për shkak të pandemisë?

Ne i kërkojmë qeverisë që të nxjerrë një ligj të posaçëm për të ndihmuar këto kompani të industrisë së rëndë, ku pjesa më e madhe e tyre janë drejt falimentimit. Në të kundërt, do të kemi humbje të vendeve të punës dhe një krizë financiare të pashmangshme.