
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Pensionistët e vetëpunësuar përjashtohen nga detyrimet e sigurimeve shoqërore, nga 1 Prilli u llogariten vetëm pagesat e sigurimeve shëndetësore, Ministria e Financave prezanton draftin Parlament

Shkruar nga Sidorela Braçja 22 Shtator 2023

Efektet e përjashtimit nga pagesat e kontributit për sigurimet shoqërore te pensionistët e vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat llogariten nga 1 Prilli 2023 sipas ekonomistëve. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, përjashtimin e kësaj kategorie vetëm nga sigurimet shoqërore, pagesat për sigurimet shëndetësore për periudhën 3-mujore (prill-maj-qershor) janë në vlerën e rreth 8,200 lekëve nga rreth 33,000 lekë që paguhej më parë për periudhën 3-mujore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi për Monitor se “Për të vetëpunësuarit e vetëm si pensionist duke zgjedhur kategorinë i vetëpunësuar që përfiton nga pensioni i pleqërisë nuk paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore. Ndërsa për sigurimet shëndetësore paguajnë mbi dyfishin e pagës minimale pra me 2,720 lekë”. Pensionistët që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat më përpara paguanin kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Përfituesve të pensionit të pleqërisë, koha e punësimit nuk u njihej si periudhë sigurimi. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar i miratuar më 20 Korrik 2023 në seancë plenare përfshin si masë lehtësuese që pensionistët, të cilët vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat, të mos paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar.
Ja kush përfiton
Nga masa lehtësuese përfitojnë 1,484 pensionistë të vetëpunësuar në sektorin privat sipas të dhënave në relacionin e projektligjit. Vlera mujore e kontributit që paguajnë ata është rreth 14,2 milionë lekë, ndërsa vlera vjetore është 169,8 milionë lekë. Kjo vlerë do të pakësohet nga të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore. Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk përfshin përjashtim përjashtimi nga pagimi i kontributeve për pensionistët e punësuar në sektorin privat. Lidhur me arsyen e mospërjashtimit të kësaj kategorie në relacion argumentohet se për personat e punësuar kontributet paguhen ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. “Nëse do të përjashtoheshin nga pagesa e kontributeve të punësuarit në sektorin privat, do të deformohej tregu i punës, do të dëmtohej skema e sigurimeve shoqërore dhe do të kishte problematika në administrimin fiskal. Punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin vetëm pensionistë. Përjashtimi nga pagesa e kontributeve i pensionistëve të vetëpunësuar si të vetëm në sektorin privat nuk krijon pasoja negative, përveç se pakëson të ardhurat në degën e sigurimeve shoqërore të barrë lindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute. Pagesa e kontributeve në këto dy degë nuk i siguron kësaj kategorie të pensionistëve një mbrojtje të shtuar”.
Ministria jep sqarime
Ndërkohë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi dje në seancë plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për fondet e pensionit privat”. Ministri vuri në dukje se, përmirësimet në ligj adresojnë një sërë problematikash dhe mangësi të ligjit ekzistues, të miratuar në vitin 2009 dhe të pandryshuar apo përmirësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, siç parashikohet edhe në direktivën IORP II të Bashkimit Europian. “Fondi me pjesëmarrje të hapur krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim. Anëtarë të këtij fondi mund të jetë çdo individ, i cili zgjedh të kontribuojë në fondin e krijuar nga shoqëria administruese, përfshirë punëmarrësit dhe punëdhënësit. Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme”, deklaroi ministri, teksa theksoi se, “krijimi i fondit me pjesëmarrje të mbyllur merr rëndësi të veçantë pasi në këtë mënyrë shoqëritë shqiptare nxiten që përmes mundësisë për negocim me shoqëritë administruese të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre, duke sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema. Gjithashtu vijoi Mete, një risi tjetër e ligjit është rritja e transparencës dhe informacionit ndaj anëtarëve të fondit. Po ashtu, sipas tij, risi tjetër janë rregullat mbi qeverisjen e shoqërive administruese, ndërsa parashikohen politika lehtësuese fiskale. “Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi fiskale edhe për pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit. Sot sipas ligjit në fuqi, pagesat e marra nga anëtari i fondit tatohen me normën e të ardhurave personale 15%, njëlloj si çdo e ardhur tjetër, ndërsa ajo që propozohet dhe parashikohet në projektligj është që pagesat e marra nga anëtari i fondit në mënyrë periodike mujore, në formë pensioni, të zgjatura në kohë, jo më pak se 2 vjet, pra që të zgjatet dhe koha e marrjes së pensionit, tatohen vetëm për kthimin nga investimi me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale”, nënvizoi Mete. Gjithashtu projektligji ofron alternativa për krijimin e një portofoli investimi më të diversifikuar, për të bërë të mundur rritjen e kthimit nga investimi. Totali i aseteve neto të fondeve të pensionit privat arriti në rreth 6,2 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve rezultoi rreth 37,600, me një rritje prej afro 3% krahasuar me fundin e vitit 2022.
Më të lexuarat


Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në Bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra

Mete: Programi i strehimit me kushte lehtësuese do të vijojë edhe vitin e ardhshëm

"Kapërcen" çmimi i naftës në Shqipëri, eksperti i njohur ngre dyshimet e forta: Tregjet abulojnë pasi mungon konkurenca, që prej momentit kur u shkri bordi i transparencës...

Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin 76 dollar për fuçi, shqiptarët e blejnë deri në 200 lekë/litri

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Gazetari i njohur zbulon skemën: Si çon pastrimi i parave në rënien e fuqisë së euros

Skema Kombëtare e Mbështetjes, ministrja Denaj: 100% financim blegtorëve për tufat bazë

Ministrja Anila Denaj: Bashkëpunim me PNUD për avancimin e sektorit bujqësor
