
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Rritja e çmimit të karburanteve dhe mosreflektimi i çmimeve të reja në vendimet e qeverisë, po krijon problematika me transportin e mësuesve në rrethe. Për shkak të kësaj situate mësuesit janë detyruar të paguajnë një çmim më të lartë sesa parashikohet në VKM e cila përcakton dhe fondet që duhet u jepen kësaj kategorie. Kjo evidentohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që merr si shembull qytetin e Librazhdit. Praktika është që mësuesve që banojnë larg shkollave, t’u jepet një sasi parash si rimbursim për transportin. Por edhe pse çmimet e karburanteve dhe si rrjedhojë të biletave janë shtrenjtuar prej thuajse 1 viti, sërish atyre u jepet e njëjta kuotë parash. Mësuesit e Librazhdit i janë drejtuar më një ankesë KLSH, me argumentin se bileta ishte dyfishuar me rritjen e çmimit të naftës dhe ndërkohë, institucionet përkatëse nuk e kanë reflektuar situatën e re të çmimeve të karburanteve. Pas kësaj ankese, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një proces auditues, në fund të të cilit ka rezultuar se ankesa e mësuesve ishte e drejtë. Në këtë kontekst, KLSH ka kërkuar nga ministria e Arsimit, që në VKM-në për rimbursimin e transportit të mësuesve, të reflektohet situata e re me çmimet e karburanteve. Mesatarisht gjatë një viti shkollor transportohen 35 mijë -38 mijë nxënës si dhe 11 mijë e 800 -12 mijë e 500 mësues. Numri i nxënësve dhe mësuesve ndryshon në bazë të numrit të shkollave që rikostruktohen apo rindërtohen. Fondi i dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të transportit ndër vite ka ndryshuar. Në vitin 2021, fondi për transportin në shkolla ishte rreth 800 milionë lekë. Ndërkohë, në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 1.2 miliardë lekë. Por ajo që ka ndodhur këtë vit, është një ulje e e buxhetit, në 1 miliardë e 55 milionë lekë. Këtë vit, për këtë qëllim janë caktuar 145 milionë lekë më pak se vitin e kaluar, edhe pse çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten të larta. Pranë Ministrisë së Arsimit nëse transporti është realizuar sipas kushteve të duhura, në përgjigjen e marrë në lidhje me këtë çështje thuhet se transportimi i mësuesve është realizuar plotësisht për vitin 2022, konform akteve ligjore dhe nënligjoreve që rregullojnë shërbimin e transportit ndërqytetar apo rrethqytetas.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja në Shqipëri

Këmbimi valutor 18 mars/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, ja çfarë ndodh me monedhat e tjera

Euro rifiton terren në kursin e këmbimit me lekun, kthehet pranë...

Ulen sërish nafta e benzina, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve

Euro merr kthesën drastike, ja çfarë po ndodh me monedhën e huaj

Këmbimi valutor për ditën e sotme, euro sërish në krizë, ja çfarë po ndodh me paundin britanik

Mungesa e punëtorëve po ‘kyç’ dyert e bizneseve, eksperti ngre alarmin: Punëdhënësit të jenë më mbështetës ndaj punonjësve të tyre, zbulon se cilët janë sektorët më problematik

Akciza iu ‘kyç gojën’ pijedashësve! Rritja e çmimit çon drejt ‘zhdukjes’ birrën shqiptare, prodhimi bie ‘gropë’

Bordi nxjerr çmimet e reja të karburanteve, ja me sa lekë do të shitet nafta, benzina dhe gazi
