BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë: Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po minon potencialin e rritjes së kompanive

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për

Flet Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. Shqipëria ka potencial shumë të mirë në shumë sektorë, nga turizmi dhe bujqësia te prodhimi dhe shërbimet.

Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, thotë se vendi mund të dallohet si një ekonomi e gjelbër, që respekton mjedisin dhe e qëndrueshme, e cila në vetvete mund të shërbejë si marketing dhe vlerë më të lartë të shtuar për produktet dhe shërbimet, që mund të krijojë më shumë vende pune dhe më të mira.

Në anën e kundërt të spektrit, Shqipëria ka një ekonomi të suksesshme të njohurive, që sa vjen e po rritet.

Këto aktivitete janë mundësi të mira për punë më të mira dhe paga më të larta. Pikërisht, ky lloj zhvillimi do të ndikonte pozitivisht në frenimin e emigracionit.

Z. Salinas pranon se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar tashmë po minon potencialin e rritjes së kompanive që veprojnë në Shqipëri.

Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2022?

Më bën gjithmonë shumë përshtypje kur shikoj ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë. Ndikimi i pandemisë në ekonomi ishte dukshëm më i ulët se ai i vendeve të tjera të rajonit dhe më pas, ringritja ka qenë shumë e fortë.

Ne vlerësojmë se PBB-ja u rrit me 3.5% në vitin 2022. Për mua, kjo është dëshmi e disa faktorëve.

Së pari, ka një qëndrueshmëri mbresëlënëse të sektorit privat, që mendoj se lidhet me shpirtin sipërmarrës të shqiptarëve.

Së dyti, para dhe gjatë krizës, qeveria mbajti një menaxhim të kujdesshëm fiskal, i cili krijoi hapësirë për manovrim në situata të vështira ku të ardhurat (mbledhja e taksave) u ulën, ndërsa shpenzimet u rritën me shpejtësi (përfshirë rindërtimin pas tërmetit dhe mbështetjen e popullatës gjatë pandemisë).

Nga ana negative, lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ndikuan në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe u reflektuan në çmimet në rritje të ushqimeve, energjisë dhe mineraleve kryesore të përdorura në industri të ndryshme. Këto zhvillime dhanë efekt gradualisht në inflacionin e Shqipërisë.

Kjo ka ndikuar negativisht te qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këta artikuj në shportën e konsumit të të varfërve.

Konstatuam se qeveria e amortizoi goditjen, duke mbajtur të pandryshuara çmimet e energjisë për biznesin dhe konsumatorët, si dhe u përgjigj nëpërmjet çmimeve të kontrolluara, në mënyrë të përkohshme për karburantet për transport dhe artikujt kryesorë ushqimorë.

Këto veprime rishpërndanë barrën e rritjes së çmimeve globale dhe penguan transmetimin e plotë në inflacionin e brendshëm. Megjithatë, kjo pati dhe ndikim negativ fiskal.

Si e prisni ecurinë e ekonomisë së vendit në vitin 2023? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?

Në këtë pikë, pasiguria kryesore është lufta në Ukrainë. Më lejoni të filloj duke cituar presidentin e Bankës Botërore, z. David Malpass: “Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të ketë pasoja shkatërruese ekonomike dhe humanitare.

Grupi i Bankës Botërore është i tronditur nga dhuna dhe humbjet e jetëve, si pasojë e ngjarjeve që po zhvillohen në Ukrainë. Ne jemi një partner afatgjatë i Ukrainës dhe mbështesim popullin e saj në këtë moment kritik”.

Për Shqipërinë, kjo luftë dhe pasojat e saj direkte dhe indirekte në të gjithë rajonin, ka të ngjarë të jenë burimi më domethënës i pasigurisë për vitin 2023. Besoj se të gjithë jemi të tronditur nga kjo luftë dhe lutemi për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë, por askush nuk e di se kur mund të vijë ajo.

Duke mos marrë në konsideratë këtë faktor, ne besojmë se Shqipëria ka baza të forta rritjeje. Sipas mendimit tonë, pasuria më e rëndësishme për vendin është kapitali i tij njerëzor.

Kjo është në të vërtetë ajo që ka mundësuar rritjen e shpejtë të vendit dhe transformimin e madh që ka përjetuar Shqipëria gjatë 30 viteve të fundit.

Vitet e fundit kanë treguar se shumë ngjarje janë të pamundura të parashikohen (si për shembull pandemia apo sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës). Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar ngjarje të tilla në të ardhmen, ndërkohë që këto ngjarje kanë përkeqësuar financat e saj dhe kanë shtyrë planet për konsolidimin fiskal?

Ekziston një frazë e njohur që thotë “ka të njohura të njohura, të panjohura të njohura dhe të panjohura të panjohura”. Në pamje të parë, kjo tingëllon e thjeshtuar apo edhe pa kuptim, por mendoj se përmbledh thelbin e pasigurisë dhe sfidën e të qenët elastik.

Shqipëria është prekur nga goditje të njëpasnjëshme gjatë viteve të fundit, por këto ngjarje kanë pasur shkallë të ndryshme pasigurie dhe kërkojnë veprime të ndryshme nga ne, për sa i përket gatishmërisë.

Ekzistojnë rreziqe të përsëritura, për të cilat ne kemi njohuri (le të themi, të njohurat e njohura), duke përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe zjarret. Ne e dimë se ato do të ndodhin dhe madje mund t’i parashikojmë ato me njëfarë saktësie.

Më e rëndësishmja është që mund të punojmë përpara, për të zbutur ndikimin e tyre, duke investuar në infrastrukturë (p.sh. diga për parandalimin e përmbytjeve, infrastrukturë ujitëse) dhe sisteme informuese (p.sh. për zbulimin e hershëm të zjarreve).

Po punojmë me autoritetet në projekte që forcojnë rrugët dhe urat, për t’i bërë ato më elastike ndaj goditjeve dhe po punojmë me Ministrinë e Bujqësisë për të përmirësuar ujitjen dhe për të futur procese bujqësore rezistente ndaj klimës.

Pastaj janë të panjohurat e njohura. Këto janë rreziqet që ne i dimë se ekzistojnë, por nuk mund të parashikojmë se kur mund të materializohen. Në këtë kategori do të vendosja tërmetet dhe ndryshimet klimatike. Për këtë lloj rreziqesh mund të bëjmë dy gjëra kryesore:

Së pari, duhet të investojmë në njohuri që mbulojnë rreziqet për të cilat nuk dimë mjaftueshëm. Për shembull, ne e dimë se Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme në Europë ndaj ndryshimeve klimatike, por shkalla e ndikimit në të gjithë ekonominë është ende e papërcaktuar.

Pra, ne po fillojmë një analizë të re (ajo quhet Raporti i Klimës dhe Zhvillimit të Vendit) që do të ndihmojë në identifikimin e dobësive dhe informimin e veprimeve të nevojshme.

Së dyti, ne duhet të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur me shpejtësi goditjeve dhe fatkeqësive natyrore kur ato ndodhin. Kemi punuar me autoritetet për informimin e strategjive për të përmirësuar Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (DRM), por duhet punuar shumë më tepër dhe shpresojmë të jemi më aktivë në këtë drejtim.

Dhe së fundi, kemi të panjohurat e panjohura. Këto janë rreziqe që na presin, të cilat nuk mund t’i parashikojmë, ose as nuk e dimë se ekzistojnë.

Nëse do të ishim, të themi, në vitin 2019, pandemia dhe lufta në Ukrainë mund të ishin shembuj të kësaj. Ne thjesht nuk e imagjinonim se do të ndodhnin këto tronditje.

Për këto rreziqe, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të krijojmë hapësirën fiskale për të qenë në gjendje të reagojmë me shpejtësi dhe të zbusim ndikimin e goditjeve në popullatë.

Fuqia punëtore në Shqipëri po emigron, duke krijuar një pengesë të rëndë për ekonominë dhe bizneset. Sipas jush, sa shqetësuese është kjo situatë dhe çfarë duhet bërë nga qeveria dhe aktorët e tjerë për të frenuar ritmet e emigrimit?

Siç e përmenda në fillim, ne besojmë fort se kapitali njerëzor i Shqipërisë është aseti më i rëndësishëm që ka vendi. Çdo humbje e kapitalit njerëzor ndikon në trajektoren e përgjithshme të zhvillimit të vendit.

Dhe në të vërtetë, është dokumentuar mirë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar tashmë po minon potencialin e rritjes së kompanive që veprojnë në Shqipëri.

Migrimi është me të vërtetë një çështje, por sugjeroj që të hedhim një vështrim shumë më të gjerë.

Së pari, ne duhet të sigurojmë që popullsia e Shqipërisë (veçanërisht të rinjtë) të ketë bazat për një jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vlerësojmë se mangësitë në kujdesin shëndetësor dhe arsimin mund të rezultojnë deri në 40% të produktivitetit gjatë gjithë jetës.

Është bërë shumë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe mendoj se vendi është në rrugën e duhur për ta përmirësuar më tej në të ardhmen.

Në mënyrë të ngjashme, duhet të sigurojmë që programet dhe sistemet arsimore të zhvillohen vazhdimisht, për t’u siguruar që studentët të pajisen me njohuri, aftësi dhe kualifikime që lidhen drejtpërdrejt me mjedisin aktual të punës.

Sistemet tradicionale arsimore në shumë vende i kushtojnë rëndësi të mësuarit nëpërmjet përsëritjes dhe aftësisë për të mësuar përmendësh konceptet, datat dhe ngjarjet.

Kjo ishte e rëndësishme për sistemet e prodhimit, që bazohen në procese pune të përsëritura. Por ne e dimë se ndryshimet teknologjike po gërryejnë me shpejtësi vendet e punës në këta sektorë.

Çdo gjë që mund të automatizohet, ka ndodhur ose ka të ngjarë të automatizohet së shpejti, si dhe çdo punë që mbetet në këta sektorë ndoshta do të jetë me pagesë të ulët dhe me perspektiva të kufizuara.

Përkundrazi, punët e së ardhmes ka të ngjarë të karakterizohen nga ato që ne i quajmë “aftësi të buta” (soft skills), duke përfshirë përshtatshmërinë, ndjeshmërinë, zgjidhjen e problemeve, aftësinë për të mësuar vazhdimisht dhe aftësitë socio-emocionale.

Pra, pyetja është, a po e pajisim ne rininë tonë me ato aftësi? Apo jemi ende duke u mësuar atyre aftësi që nuk janë më të rëndësishme?

Në një anketë të kohëve të fundit (Barometri i Biznesit të Ballkanit 2022), pothuajse 30% e punëtorëve në Ballkanin Perëndimor mendojnë se sistemi arsimor nuk arrin të ofrojë aftësitë e duhura që i nevojiten punës dhe 62% u shprehën se nuk po mësojnë aftësi të reja, ose nuk po i avancojnë aftësitë e tyre.

Megjithatë, më shumë se gjysma e të anketuarve u shprehën se do të ishin të gatshëm të përmirësoheshin dhe të merrnin kualifikime shtesë, për të gjetur një vend pune.

Nga ana e firmave, mund të bëhet më shumë për të ofruar mundësi trajnimi për punëtorët e tyre. 45% e firmave u përgjigjën se nuk i rishikojnë rregullisht aftësitë dhe nevojat për trajnim të punonjësve individualë, dhe vetëm 21% e firmave e bëjnë këtë.

Për më tepër, është e nevojshme të nxiten politikat që rrisin njohuritë e tyre, paralelisht me përmirësimin e efektivitetit të sistemit arsimor.

Së dyti, ne duhet të sigurojmë që kapitali i kufizuar njerëzor të përdoret në mënyrën më efektive. Aktualisht, shumë prej produkteve dhe eksporteve shqiptare janë lëndë të para, ose me vlerë të shtuar të kufizuar dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe disponueshmërisë së lartë të saj.

Ky nuk mund të jetë burimi i vendeve më të mira të punës dhe ka të ngjarë të mos jetë një përdorim shumë i mirë i kapitalit të kufizuar njerëzor. Në anën e kundërt të spektrit, Shqipëria ka një ekonomi të suksesshme të njohurive, që sa vjen e po rritet. Këto aktivitete janë mundësi të mira për punë më të mira dhe paga më të larta.

Por ekonomia e dijes është ende e vogël, ndërkohë që shumë aktivitete “të trashëguara” (si bujqësia që siguron jetesën) përbëjnë ende burimin më të madh të vendeve të punës. Kalimi nga ekonomia e trashëguar në ekonominë e dijes do të kërkojë riformatimin e sistemit arsimor, që përmenda më lart.

Së treti, ne duhet të mundësojmë më tej pjesëmarrjen e drejtë dhe të barabartë të grave në punë. Ne vlerësojmë se kjo mund të rrisë PBB-në e Shqipërisë deri në 20%.

Çfarë do të thotë kjo: të sigurohet që të mos ketë dallime në pagë për gratë dhe burrat për të njëjtat punë; që gratë të kenë mundësinë të jenë ekonomikisht aktive pas lindjes, nëpërmjet ofrimit të kujdesit të sigurt dhe cilësor të fëmijëve.

Së katërti, duhet të sigurojmë që të ketë një lidhje të pandërprerë midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve dhe të ndihmojmë të papunët të jenë ekonomikisht aktivë.

Ne po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të forcuar sistemet e mbështetjes së punësimit dhe mbrojtjen sociale, për të ndihmuar në këto fusha.

Për momentin, ndërtimi po tërheq shumë investime në Shqipëri. Si e shihni këtë ecuri? Cilët janë sektorët më të qëndrueshëm për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare dhe çfarë duhet bërë për t’i mbështetur dhe për t’i nxitur ata? Cilët janë sektorët që konsideroni se kanë më shumë potencial për të investuar në të ardhmen?

Në të vërtetë, ndërtimi dhe konsumi kanë qenë sektorë shumë aktivë që kanë tërhequr shumë investime dhe fuqi punëtore, me kontribut të madh në rritjen ekonomike.

Por mendoj se dihet shumë mirë, që në vijim ka nevojë për ribalancim të ekonomisë drejt sektorëve që mund të krijojnë vende pune më të mira dhe rritje më elastike dhe gjithëpërfshirëse.

Besoj se Shqipëria ka një potencial të mirë në shumë sektorë, nga turizmi dhe bujqësia te prodhimi dhe shërbimet.

Ndërsa sektorët janë shumë të ndryshëm, ka disa parime që vlejnë për të gjithë, duke përfshirë rritjen e vlerës së shtuar, adoptimin e teknologjive të reja dhe adoptimin në thelb të një qasjeje “të gjelbër” – balancimin e përdorimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore dhe heqjen e ndotjeve në ekonomi.

Besoj se Shqipëria mund të dallohet si një ekonomi e gjelbër, që respekton mjedisin dhe e qëndrueshme, e cila në vetvete mund të shërbejë si marketing dhe vlerë më të lartë të shtuar për produktet dhe shërbimet, që mund të krijojë më shumë vende pune dhe më të mira.

Si e vlerësoni ecurinë e projekteve tuaja në Shqipëri deri tani?

Jam shumë krenar për të gjithë programin tonë në Shqipëri.

Ndërsa kemi mbyllur vitin, mund të shohim pas dhe sinqerisht të themi se kemi realizuar atë që kemi premtuar, nga spitalet e rinovuara dhe rrugët më të mira deri te hapësirat e përmirësuara urbane dhe zona të trashëgimisë kulturore, sistem më të fortë të mbrojtjes sociale, furnizim më i mirë me ujë, aksesi i përmirësuar në tregjet e produkteve shqiptare nëpërmjet thjeshtimit të tregtisë ndërkufitare.

Por përtej kësaj, mendoj se kemi kontribuar në informimin e disa programeve dhe politikave të Qeverisë, në disa fusha që përfshijnë stabilitetin makrofiskal, zhvillimin e sektorit financiar, menaxhimin e financave publike, menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, mbrojtjen sociale, qëndrueshmërinë mjedisore, barazinë gjinore dhe reduktimin e varfërisë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen për sa u përket projekteve dhe mbështetjeve për Shqipërinë?

Për momentin jemi duke përgatitur pesë projekte të reja në përgjigje të kërkesës së autoriteteve shqiptare. Jemi gjithashtu shumë krenarë për këto projekte të reja, pasi ato mbulojnë fusha që ne i konsiderojmë kritike, duke përfshirë:

forcimi i qëndrueshmërisë së urave në rrezik ndaj ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve natyrore;

përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike nëpërmjet dixhitalizimit (GovTech);

përmirësimi i aftësive dixhitale dhe shkrim-leximit në shkollat publike, nëpërmjet SmartLabs;

pastrimi i lumit Vjosa dhe vijës bregdetare të Vlorës nëpërmjet investimeve që do të trajtojnë ujërat e zeza dhe mbetjet e ngurta; rritja e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike;

dhe mbështetja e politikave dhe veprimeve drejt stabilitetit makrofiskal, elasticitetit të sektorit të energjisë dhe rritjes së gjelbër.

Është e paprecedentë të kesh kaq shumë projekte të reja në të njëjtën kohë. Ne e vlerësojmë besimin e homologëve tanë dhe ky është një burim energjie që të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë.

Presim me padurim një 2023 që mund të mos jetë i lehtë dhe mund të sjellë ose jo surpriza të tjera, por nuk do ta përballojmë si dëshmitarë të pafuqishëm, por si partnerë. Kemi premtuar shumë për këtë vit të ri dhe synojmë t’i qëndrojmë fjalës. Jemi këtu për të ndihmuar./Monitor

Më të lexuarat