BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Përfundon afati i shqyrtimit të kërkesave për njohjen e pronës dhe vlerësimi financiar i vendimeve për kompensim, drejt gjykatës rreth 7 mijë dosje

Përfundon afati i shqyrtimit të kërkesave për njohjen e

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përmbyllur dje procesin e shqyrtimit të kërkesave të patrajtuara/për njohjen e pronës të bëra para hyrjes në fuqi të Ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” si dhe kërkesat e bëra brenda afatit 90 ditor nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në një njoftim për mediat, ATP lajmëroi se po ditën e djeshme, në zbatim të të njëjtit ligj përfundoi dhe procesin e vlerësimit financiar të vendimeve për kompensim.

 Në gjykatë rreth 7 mijë dosje

Agjencia e Trajtimit të Pronave në zbatim të Ligjit Nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është institucioni i ngarkuar për zbatimin e këtij Ligji. Pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kanë qenë për t’u shqyrtuar gjithsej 16.462 kërkesa të patrajtuara për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë kërkesat për njohjen e së drejtës së pronës, të bëra para hyrjes në fuqi të Ligjit 133/2015 si dhe kërkesat e bëra brenda afatit 90 ditor nga hyrja në fuqi e Ligjit. Në bazë të kompetencave që ligji i ka njohur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë periudhës 3 vjeçare ka trajtuar 9 512 kërkesa për njohjen e së drejtës së pronës. Ligji 133/2015, në nenin 34 të tij përcakton se procesi i shqyrtimit të dosjeve, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë, përfundon brenda 3 vitesh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ndërkohë, procesi i ndarjes së Fondit të Kompensimit të pronave vazhdon deri në kompensimin, sipas përcaktimeve të këtij ligji, të të gjitha subjekteve që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi dhe brenda afatit të përcaktuar në pikën 6, të nenit 16, të këtij ligji. Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar këto kërkesa brenda afatit 3-vjeçar, atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë për të trajtuar kërkesën e tyre, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Sipas përcaktimeve të nenit 34 të ligjit, afati i shqyrtimit të kërkesave të patrajtuara nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundoi ditën e djeshme, më datë 23.02.2019. Në këto kushte, Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë njoftimit të djeshëm informoi të gjithë subjektet të cilëve nuk i është trajtuar kërkesa, se mbështetur në nenin 34 të ligjit 133/2015, mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, për të kërkuar trajtimin e kërkesës së tyre. Bëhet fjalë për afro 7 mijë dosje. Gjithashtu, të gjithë subjektet aplikues (trashëgimtarë ligjorë/përfaqësues me prokurë) do të njoftohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave idividualisht, të tërheqin dokumentacionin e depozituar pranë sporteleve të institucionit, në mënyrë që të fillojnë me procedurat pranë gjykatës së shkallës së parë.

Vlerësimi financiar i vendimeve për kompensim

 Ligji Nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” përcakton se brenda një afati 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe sipas përcaktimeve të tij, ATP-ja vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit. Nëse ATP-ja nuk përmbush brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin, sipas pikës 1, të këtij neni, subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Sipas përcaktimeve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundoi po ashtu ditën e djeshme, me datë 23.02.2019. Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të një njoftimi informoi subjektet e interesuara për mbylljen e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

 

Më të lexuarat