BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Ekonomia

Përkeqësohet klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Problem korrupsioni dhe informaliteti, duhet bashkëpunim politik

Përkeqësohet klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka paraqitur të dhëna aspak pozitive për klimën e biznesit në Shqipëri. Ditën e djeshme, AmChram ka publikuar një raport ku analizohet gjendja e bizneseve në vendit tonë dhe ecuria e të bërit biznes në tërësi. Nga të dhënat e publikuara vihet re se, në periudhën 2020-2021 klima e biznesit është përkeqësuar, gjë e cila ka larguar nga vendi edhe investitorët e huaj. Konkretisht, gjatë kësaj periudhe klima e biznesit në Shqipëri ka rënë me 1.57 pikë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve që morën pjesë në këtë studim tregojnë se vendi ynë nuk është i favorshëm për të zhvilluar biznese. Sipas raportit, përkeqësimi në klimën e biznesit ka reduktuar rrjedhimisht punësimin, investimet dhe eksportet, duke dobësuar kështu edhe zhvillimin ekonomik të vendit. “Klima e Biznesit ra me 1.57 pikë në krahasim me vitin 2019. Më shumë se 71% e anëtarëve të AmChram e perceptuan klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme. 80% e të anketuarve deklaruan se performanca e Ekonomisë Shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020. I njëjti perceptim vërehet në disa nga gjeneruesit kryesorë të ekonomisë, përfshirë Ndryshimin e Investimeve, Kërkesën për Mallra dhe Shërbime, Eksportet dhe Punësimin”, thuhet në raport. Sipas AmChram, bizneset në vend nuk kanë mundur të marrin veten pas dëmtimeve që iu la pandemia dhe kjo gjë ka penguar rikuperimin e ekonomisë. Prandaj, raporti nënvizon si nevojë urgjente, reforma të reja në sistemin fiskal dhe përthithjen e investimeve. “Perceptimi i përgjithshëm i biznesit nuk ishte në gjendje të rikuperonte nga rënia e thellë prej 5% një vit më parë. Kontributi në një rënie të mëtejshme duket se lidhet me ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë e përgjithshme”, përcakton raporti.

Shkaktarët kryesorë

Shqetësim kryesor për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë gjatë vitit që lamë pas ka rezultuar performanca e ekonomisë shqiptare, konkurrenca e pandershme, niveli i informalitetit në ekonomi, klima e brendshme politike, gjetja e stafit të kualifikuar, niveli i korrupsionit në vend si dhe burokracitë e qeverisë. Në raport thuhet se, të gjithë këto faktorë përkeqësojnë klimën e biznesit dhe rrënojnë gjithmonë e më shumë ekonominë. “Disa nga këta tregues janë ende në “zonën e kuqe”, duke treguar rrezikun e lartë që ata ekspozojnë ndaj klimës së biznesit dhe nxitjen e bizneseve për përmirësime të mëtejshme të tilla si: “Klima e brendshme politike” (7.69 pikë), “Niveli i korrupsionit” (3.09 pikë), “Rendi dhe Siguria në Vend ”(5.70 pikë),“ Monopoli dhe Konkurrenca e padrejtë ”(6.02 pikë),“Burokracia Qeveritare” (1.74 pikë) dhe “Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve” (1.16 pikë)”, thuhet në raport. Sakaq, kreu i AmChram, Enio Jaço bëri dje thirrje që politika në vendin tonë të bashkëpunojnë të paktën në drejtimin ekonomik, sepse është çelësi kyç për të ardhmen e vendit. “Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit! Bashkëpunim me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri është kritike për një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri. Rezultatet e Indeksit të Biznesit për vitin 2021 tregojnë se Shqipëria, ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit”, deklaroi ai.