Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përkeqësohet klima e biznesit për investitorët e huaj, monopolet, korrupsioni dhe burokracitë në krye të problemeve

Postuar: 08/06/2019 - 07:18

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, të zhvilluar me anëtarët e saj, që janë sipërmarrjet më të rëndësishme në vend, si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës etj. Sipërmarrjet vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pafavorshme. Bizneset janë pyetur të vlerësojnë klimën nga 0 në 100, ku zero është e pafavorshme dhe 100 shumë e favorshme dhe rezultati ishte 39. Pritshmëritë janë pak më pozitive për pjesën e dytë të vitit, me treguesin që rritet në 45, por gjithsesi mbetet poshtë nivelit 50. Bizneset janë pyetur se sa problem janë këto pengesa për aktivitetin e tyre: monopoli & konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia informale, duke vlerësuar nga zero kur nuk ka pengesë, deri në 100 që është një pengesë e madhe. Pengesa kryesore e identifikuar nga bizneset është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me 68 pikë, e ndjekur nga korrupsioni me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund ekonomia informale, me 61. Bizneset vlerësojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike (32 pikë, ku zero tregon përkeqësim domethënës), e ndjekur nga transparenca në procedurat qeveritare (38), rregulli e siguria (41) dhe sistemi dhe procedurat e prokurimit publik (42). Procedurat që janë vlerësuar që kanë pasur përmirësimin më të madh janë politikat në sistemin bankar (52), aksesi në financë, rregullat e punës, të drejtat e pronësisë intelektuale, furnizimi me energji. Më mirë në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore vlerësohen doganat dhe qeveria qendrore (50 pikë), të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore dhe në fund më dobët vlerësohen marrëdhëniet me gjykatat (49).

Denaj: E vërtetë që kanë ikur 2-3 investitorë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme gjatë prezantimit të rezultateve të mjedisit të biznesit, pranoi problemet, duke u shprehur se objektiv i qeverisë mbetet lufta ndaj informalitetit. “Disa nga perceptimet janë të drejta, të cilat kryesisht ndikojnë në klimën e biznesit dhe konkurrencën e ndershme. Kush është shqetësimi i tyre kryesisht? Që rregullat e lojës të jenë të qarta dhe informaliteti të ulet. Ky është dhe objektivi ynë prandaj dhe gjetëm një dialog të mirë”, u shpreh ajo, duke shtuar se qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me sipërmarrjet. Më tej, Denaj prezantoi projektin e Fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave e ka nisur këtë vit, me synimin që në vitin ’20-’21 të gjitha pagesat të mund të kryhen në mënyrë elektronike. Kjo do të kontribuojë në një ulje shumë të ndjeshme të informalitetit. Ajo u bëri të ditur bizneseve rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria, si ato që kanë të bëjnë me reformën e derregullimit, me licencat të cilat sot jepen 99% online. Denaj i ftoi anëtarët e shoqatës të vizitonin Shkollat Profesionale dhe Zyrat e Punës në çdo vend ku ata operojnë, në mënyrë që të ndërmjetësojnë më mirë nevojat e të dyja palëve, të punëkërkuesve dhe të punëdhënësve.

INSTAT: 141 investitorë të huaj u larguan gjatë 2018

Mbi 140 investitorë të huaj janë larguar vetëm gjatë vitit të shkuar. Vetëm pak ditë më parë INSTAT publikoi të dhënat të cilat tregojnë se investitorët evropianë mbyllën aktivitetet dhe u larguan nga Shqipëria. Në total në vendin tonë gjatë 2018 numëroheshin 6.259 biznese aktive me pronësi të huaj, nga të cilat 4056 ishin nga vendet e Bashkimit Europian.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 11:47

Një tjetër investim strategjik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në nënstacionin e Plasmasit është drejtë përfundimit dhe që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrik

Postuar: 15/06/2019 - 07:23

Komuniteti i biznesit Agro-përpunues dhe i Tregtisë së ushqimeve është i shqetësuar për ashpërsim

Postuar: 14/06/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë dokumentacionin që duhet të paraqesin personat që kërkojnë streh

Postuar: 13/06/2019 - 19:02

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur Forumi i Kartës Ndërkombëtar të Energjisë,  ku u disku

Postuar: 13/06/2019 - 13:46

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, mone

Postuar: 13/06/2019 - 07:31

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e 11-të të shpërndarjes së dëmshpërblimit për

Postuar: 12/06/2019 - 10:05

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.