BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Peshkatarët e Vlorës sulmojnë ministren Krifca, e akuzojnë se ka braktisur peshkimin, thirrje të heqë TVSH mbi naftën dhe të investojë në infrastrukturë, po çon sektorin në faliment

Peshkatarët e Vlorës sulmojnë ministren Krifca, e akuzojnë

Peshkatarët në Vlorë duket se po kalojnë një kohë krize, ndërsa kanë shpërthyer dje në akuza atë fortë në adresë të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, për të cilën thonë se ka braktisur këtë sektor. Ata shprehen se çmimi i lartë i naftës, por edhe mungesa e investimeve po ua vështirëson punën atyre. Peshkatarët e blejnë naftën pa akcizë, por duke qenë se industria e tyre shpenzoj qindra litra në një dalje në det, ata apelojnë për masa. Rritja e çmimeve të karburanteve ka prekur pothuajse çdo sektor të jetës. Në vendin tonë gjatë muajve të fundit karburantet kanë arritur disa herë në vlerat më të larta historike. Kjo situatë po ndikon edhe tek peshkatarët e Vlorës. Pavarësisht se ata e marrin naftën pa akcizë, thonë se TVSH në naftë po i dëmton ato. “Nafta tani momentalisht ,nuk duhet të punosh, sepse nuk del,vete te 1600 -1700 çmimi. Tani kohët e fundit, me të keq të madh, thjeshtë punojmë për të mbijetuar. E para është nafta,se pronari nuk ka interes te ne, nuk i del kostoja, se ka dhe 4 punëtor të siguruar,” tha peshkatari. Duke vendosur TVSH për naftën edhe për anijet, peshkatarët thonë se Shqipëria ndër të tjera po shkel edhe ligjin ndërkombëtar. “Në të gjithë botën anijet e peshkimit furnizohen me një ligj ndërkombëtar që quhet naftë për bord. Kudo që të vesh, në Itali,në Greqi,në Amerikë, kudo që të vesh, nafta e bordit është pa akcizë pa TVSH. Ne e marrim pa akcizë, me TVSH”, tha ai. Ata apelojnë shtetin që të ndërmarrë masa, përndryshe dalja në det është pothuajse e pamundur.“Jemi shumë keq, jo keq, kemi thënë mirë, keq, po tani jemi shumë keq. Duke marrë naftën me çmim shumë të lartë anijet nuk dalin, punëtorët largohen, punëtorët largohen sepse ai s’mund të rri pa bukë,” tha ai. Një tjetër problematik shqetësuese për peshkatarët mbetet infrastruktura në Tripolt, vendi ku çdo ditë qëndrojnë me dhjetëra anije peshkimi është lënë i harruar pa asnjë investim.

Premtimi i kryeministrit Rama

Por kjo braktisje e Krifcës, vjen fill pasi kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që zhvilloi në muajin tetor të këtij viti me peshkatarët në Durrës, është shprehur se është bërë shumë punë në sektorin e peshkimit. Rama nënvizoi se ky sektor ka qenë krejtësisht i braktisur dhe se qeveria do të vijojë me mbështetjen ndaj peshkimit. Madje, kreu i qeverisë theksoi se duhet të rriten eksportet e peshkimit. “Unë jam shumë i kënaqur dhe njëkohësisht i bindur se nuk ka vend për t’u kënaqur, se ka akoma shumë që mund të bëjmë për këtë sektor. Sot është një industri e rilindur dhe potenciali është i jashtëzakonshëm. Sot jemi në shifrën e 130 mln euro të eksporteve të vitit të kaluar. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Ne duam që Shqipëria të shkojë në 1 mld eksport bujqësor, ku peshkimi duhet ta kapë tavanin e 200 mln dhe ta kalojë. Është plotësisht e mundur. Ne duhet të lehtësojmë çdo lloj peshe në aspektin e burokracive. Jemi vazhdimisht nën presionin dhe kritikave tuaja. Ne duhet t’ ju mbështesim juve. Na duhet të rrisim standardet e posteve të peshkimit. Kjo zonë do të kthehet në një zonë turistike; këtu do të bëjmë një markatë peshku, që janë të mira. Në të gjithë zonën këtu do të ndërtojmë një rrugë këmbësore me gjithë restorante dhe klube, që do të jenë të lidhur me detin. Porti i peshkimit në Vlorë do të jetë i standardeve europiane”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat