
Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh, flasin fqinjët: Ishte tip i qetë, ja ku ka punuar

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Bashkëshortja dorëzon në polici aktorin e njohur shqiptar, zbulohet arsyeja e rëndë

Pesticidet në bujqësi pa kontroll, KLSH ngre alarmin dhe “shkund” Ministrinë e Bujqësisë, akuza se siguria ushqimore dhe fitosanitare është në rrezik

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 29 Nëntor 2022

Siguria ushqimore vihet në rrezik nga mungesa e laboratorëve që duhet të analizonin pesticidet, ky është konkluzioni që ka nxjerrë KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator 2022. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e drejtuar nga Frida Krifca ka dështuar, pasi sipas KLSH, nuk ka hartuar një program strategjik monitorimi që kontrollon Produktet e Mbrojtjes së Bimëve si plehrat kimike dhe pesticideve. Kapacitetet institucionale të MBZHR-së në fushën e vlerësimit të riskut dhe monitorimit të mbetjeve, kritereve mikrobiologjike dhe ndotësve, si dhe kapacitetet administrative të ISUV sa i takon inspektimeve dhe kontrolleve, rezultuan të jenë të kufizuara. Si pasojë, zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe fitosanitare nuk realizohet në mënyrë të plotë. Farmacitë bujqësore në mënyrë krejtësisht të ligjshme tregtojnë kimikate që janë jashtë standardit. Fermerët detyrohen që frutat dhe perimet t’i spërkasin më shumë se një herë me pesticide, pasi ilaçi që duhet të luftojë sëmundjet nuk e jep efektin të menjëhershëm. Këto produkte jo cilësore që vënë në rrezik shëndetin e konsumatorit shqiptar, kjo sepse institucionet që duhet të garantojnë ushqim të sigurt nuk i analizojnë produktet e mbrojtjes së bimëve si pesticide, plehra kimikë, fungicide dhe herbicide. Mos përmbushja nga ana e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë e detyrimit ligjor mbi marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave brenda afatit të parashikuar, ose moskryerja fare e tyre (gjatë periudhës 2018- 2019), ka ndikuar që Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit të mos kryejë në kohë marrjen e masave për bllokimin e tregtimit të PMB-ve që kanë rezultuar “Jo konform”, duke ekspozuar kështu konsumatorin përpara riskut të përdorimit të tyre. Por gjithashtu thekson në MBRZH mungon sektori që duhet të kontrollojë plehrat kimikë. Kjo bën që pesticidet që janë hequr nga lista e OMB të BE të futen në Shqipëri të me një tjetër etiketë atë të plehrave kimike. Në kushtet kur, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe e mjedisit garantohet jo vetëm, nga përdorimi i PMB-ve por dhe nga produktet plehëruese për ushqyerjen e bimëve, të cilat përmirësojnë cilësitë fiziko-kimike dhe rrisin pjellorinë e tokës, mungesa e një sektori të dedikuar për produktet plehëruese si dhe e akteve nënligjore në këtë fushë, ka lënë jashtë vëmendjes, monitorimin e këtij procesi duke mbartur risqe për garantimin e sigurisë ushqimore dhe atë mjedisore.
Auditimi i KLSH, Agjencia për Zhvillim Bujqësor me mungesë efektivitetit
Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar më herët raportin e auditimit të performancës për efektivitetin e granteve në AZHBR, nga ku është arritur në përfundimin se AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e synuar nga menaxhimi dhe administrimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare në Bujqësi. Në raportin e KLSH-së thuhet se fondet e dhëna për informim kanë rezultuar jo efektive, pasi mjetet e komunikimit kanë qenë të kufizuara, informacioni i pamjaftueshëm dhe jo cilësor, nuk është menaxhuar siç duhet.“Menaxhimi i burimeve njerëzore ka shfaqur probleme në strukturimin organik, formimin bazë, rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e performancës etj; kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR; fondet e dhëna për informim kanë rezultuar jo efektive, pasi mjetet e komunikimit kanë qenë të kufizuara, informacioni i pamjaftueshëm dhe jo cilësor, nuk është menaxhuar siç duhet etj.; financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive, pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e institucionit; fondet e investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik, për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato”, thuhet në raport.
Më të lexuarat


Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Skema e pensioneve mund të pësojë ndryshime, bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre, ja përfitimet

Shpronësohen pronarët që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës, rreth 1 miliard lekë për përfituesit

Bashkia e Tiranës rrit Fondin e Komunitetit për mjediset e përbashkëta, lehtësohen procedurat, ja kategoritë që mbulohen 100 %

Këmbimin valutor për ditën e sotme/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera? Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Shkrirja e Bordit të Transparencave rezulton mashtrim, ngrihen në stratosferë çmimet e karburanteve, ja si oligarkët e naftës po grabitin lekët e shqiptarëve

Shakohoxha tregon shifrën e çmendur të një apartamenti në Tiranë: Është kati i fundit i një pallati
