
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin, shkelje edhe me dhënien e lejeve, KLSH: Deformim i tregut konkurrues në fushën energjetike

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2023

Pezullimi i procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël u bë në kundërshtim me ligjin”. Ky është një prej përfundimeve në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer pranë Ministrisë së Infrastrtukturës dhe Energjisë, publikuar pak kohë më parë. KLSH i referohet vendimit të marrë për periudhën shkurt-korrik 2019, që sipas auditimit bie në kundërshtim me ligjin, i cili vlerëson nevojën e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese dhe jo të pezullimit. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe një sërë shkeljesh në procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve për hidrocentrale nën 2 MË, kur ky proces nuk ka qenë i pezulluar. “Nga auditimi rezultoi se dosjet kanë mangësi të theksuara në dokumentacion në të gjithë fazën e aplikimit, mungesë shqyrtimi të thelluar në lidhje me autorësinë e përgatitjes së dokumentacionit nga specialistë të fushës të licencuar dhe në disa raste mos plotësim të kritereve nga ana e subjekteve aplikues”, thuhet ndër të tjera në dokument. Po ashtu, janë konstatuar mangësi të veprimtarisë së dokumentuar të komisionit të shqyrtimit të aplikimit, humbje e afatit të vlefshmërisë së lejeve dhe licencave për mungese përgjigjeje në kohë të institucioneve shtetërore, teksa dosjet e aplikuesve janë të pa sistemuara, pa protokolluara dhe të pa arkivuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Kjo situatë, sipas KLSH ndikon në mungesën e përdorimit me efektivitet eficiencë dhe ekonomi të pasurisë natyrore kombëtare, si dhe deformim të tregut konkurrues të fushës energjetike, me pasoja në bizneset dhe ekonominë në tërësi.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
