Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pikiata e euros vijon, tani më pak se niveli 132 lekë

Postuar: 13/03/2018 - 16:53

Euro vazhdon të bie në Shqipëri, duke regjistruar shifra rekord të ulëta. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar. Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.

Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët evropiane ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi.

Në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluara, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.

Një dollar është këmbyer me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor.

Postuar: 19/09/2018 - 07:37

Paralajmërimi i Kuvendit, se mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbaron n

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 201

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.

Postuar: 17/09/2018 - 10:32

Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ministri i Financave, Arben Ahme

Postuar: 17/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.