BREAKING NEWS

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se
x

Ekonomia

Planet e Financave, synohet të grumbullohen rreth 270 miliardë lekë në gjysmën e dytë të vitit, efekti që pritet nga fiskalizimi

Planet e Financave, synohet të grumbullohen rreth 270 miliardë

Parashikimet e qeverisë për mbledhjen e të ardhurave gjatë vitit 2020 janë paraqitur mjaft pozitive. Ministria e Financave ka publikuar së fundmi planin vjetor të pagesës së taksave muajve në vazhdim, ku efektin më të dukshëm do të japin në gjysmën e dytë të vitit. Duke qenë se në shtator fillon edhe procesi i fiskalizimi, MFE parashikon që rrjedhimisht të rritet edhe niveli i të ardhurave. Konkretisht në plan përcaktohet se, në gjashtëmujorin e parë janë programuar të vilen rreth 240 miliardë lekë të ardhura tatimore, ndërsa në 6-mujorin e dytë do të grumbullohen 269 miliardë lekë. Ndërkaq po të flasim për shpërndarje mujore, barra fiskale vjen e rritet pas muajit korrik deri në dhjetor ku bizneset dhe individët do të paguajnë 44-45 miliardë taksa në muaj në raport me 35 -43 miliardë lekë për muaj që paguajnë në gjysmën e parë të vitit. Respektivisht, referuar të dhënave të planit vjetor 2020, ngarkesën më të lartë fiskale e ka muaji dhjetor me rreth 51.8 miliardë lekë. Dhjetori historikisht ka ngarkesë të lartë fiskale për shkak të qarkullimit dhe konsumit më të lartë të mallrave dhe shërbimeve këtë muaj si pasojë e sezonit të festave. Ndërkohë bëhet e ditur se, të ardhurat tatimore që mblidhen nga administrata tatimore dhe ajo doganore në vitin 2020 programohet të jenë 334 miliardë lekë, me rritje +6,42 %. Ndërsa të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 103 miliardë lekë, +4,8 %, ose 4,7 miliardë lekë krahasuar me pritshmërinë e vitit 2019. Plani i grumbullimit të të ardhurave sipas muajve është bërë në bazë të intensitetit të aktivitetit ekonomik në vend. Dy muajt e parë të vitit përgjithësisht ekonomia qarkullon më pak dhe gjatë këtyre muajve nuk paguhen këstet e tatimit mbi fitimin. Ndër të tjera në përmbajtjen e raportit evidentohet se, faktorët e jashtëm të marrë në konsideratë janë: rritja nominale e PBB e skontuar me Koeficientin e Elasticitetit, është aplikuar duke analizuar këtë efekt në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek TVSH, renta minerare dhe taksa doganore, sipas financave.

Efekti i fiskalizimit

Zbatimi i procesit të fiskalizimit parashikohet si lëvizja më pozitive dhe me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit për këtë vit. Sipas Ministrisë së Financave fiskalizimi do të krijojë qëndrueshmëri dhe rritje afatgjatë ekonomike. “Programimi i të ardhurave për vitin 2020, mbështet synimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për konsolidim fiskal, reduktim të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Programi bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal nëpërmjet implementimit të projektit të fiskalizimit, dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, duke mbështetur në këtë mënyrë rritjen ekonomike të qëndrueshme, nëpërmjet nxitjes së prodhimit dhe eksporteve”, shprehet MFE. Sipas të dhënave të planit, për vitin 2020 nuk janë parashikuar ndryshime themelore fiskale. Prioritet do jetë zbatimi dhe matja e efekteve të politikave fiskale të miratuara në 2-3 vitet e fundit, me qëllim konsolidimin e sistemit tatimor. Ndërsa ndryshimi kryesor ka të bëjë me ligjin e fiskalizimit, i cili pritet të ndikojë në transparencën dhe kontrollin e transaksioneve tregtare, nga ku gjenerohen detyrimet tatimore. Marrja në kohë reale e transaksioneve biznes-konsumator si dhe më pas e atyre biznes-biznes nëpërmjet përdorimit të faturës elektronike, synon që brenda një periudhe 2-3 vjeçare, të rrisë parametrat e TVSH-së së brendshme nga 8,8 % e PBB-së, në 9,1 % të saj. Gjithashtu ndikimi pozitiv i ligjit për fiskalizimin pritet të ndikojë ndjeshëm në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat. Sipas ministrisë, për vitin 2020 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet nga lufta kundër informalitet, me qëllim rritjen e nivelit të pajtimit vullnetar të tatimpaguesve me ligjin.