BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Ekonomia

Plani buxhetor i qeverisë, gjatë 2021 hiqet pezullimi për 5 koncesionet e bllokuara gjatë pandemisë, shtohen kontrollet për privatin

Plani buxhetor i qeverisë, gjatë 2021 hiqet pezullimi për 5

Qeveria ka vendosur të heqë pezullimin për pesë koncesionet e bllokuara gjatë pandemisë. Kriza ekonomike që solli pandemia në mars të vitit të shkuar e detyroi qeverinë që të shkurtonte shpenzimet për disa koncesione dhe pezulloi për një afat të pacaktuar disa të tjerë; si për atë të Check-up, të rrugës Milot-Balldren, Orikum-Dukat, për koncesionin e mbetjeve dhe atë të laboratorëve. Qeveria mori këtë masë pasi duhej të investonte më shumë në sektorin e shëndetësisë . Gjithsesi ky pezullim do të përfundojë këtë vit, pasi në planin e dorëzuar për buxhetin 2021 është vendosur që pagesat për 5 koncesionet do të fillojnë normalisht. Nga ngrirja e këtyre koncesioneve qeveria kurseu më shumë se 7.9 miliardë lekë, po për këtë vit kjo shumë do të përfshihet në buxhetin për PPP. Gjithashtu për këtë vit, buxhetit të PPP do t’i shtohet edhe fondi për 6 kontrata të reja koncesionare, të cilat do të kërkojnë mbulimin me më shumë se 1.7 miliardë euro. “Në krahasim me 2020, kur shumë kontrata u ngrinë ose u reduktuan për shkak të situatës së vështirë të krijuar në buxhet nga Covid-19 (në total 7.9 miliardë lekë), pagesat për koncesionet do t’i rikthehen normalitetit këtë vit. Kjo shumë e parashikuar për pagesa koncesionesh në vitin 2021 është sa rreth 16% e totalit të shpenzimeve kapitale të planifikuara. Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik-Privat me vlerë 1,7 miliardë euro”, thuhet në dokument. Shtimi i kontratave të reja është bërë pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve për reduktimin e PPP, madje Banka Botërore dhe FMN kanë evidentuar shpesh se Shqipëria është shumë e varur nga koncesionet.

Pesha e PPP në buxhet

Sipas të dhënave të evidentuara në buxhetin 2021, pesha e koncesioneve përgjatë këtij viti është më shumë se 14.5 miliardë lekë, pra kjo është shuma që do paguajë shteti për 13 kontratat koncesionare në total. Sakaq, nga të dhënat e publikuara nga MFE, pjesën më të madhe e marrin koncesionet në shëndetësi. Konkretisht, katër koncesionet e shëndetësisë, Check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i laboratorëve pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro, që përbën gati një të tretën e gjithë pagesave për koncesionet në 2021. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë lekë pagesa për 2021, ndërsa Check-up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë. Tjetër vlerë e madhe i takon koncesionit për segmentin Milot-Fier me një shumë prej 178 miliardë lekësh. Projekti i dytë më i kushtueshëm është dhënia me koncesion e PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore me vlerë 20 miliardë lekë.

Monitorimi i koncesioneve

Sëbashku me buxhetin qeveria ka publikuar edhe një udhëzim i cili tregon se si do të monitorohen koncesionet për vitin 2021. Sipas udhëzimit, Ministria e Financave do të bëjë vlerësimin dhe më pas do të miratojë paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe çdo ndryshim të tyre nga pikëpamja e implikimeve financiare buxhetore. Kjo do të thotë që çdo fillim muaji të 13 koncesionet do të raportojnë gjendjen financiare, avancimin në kontratë dhe planin për muajin në vazhdim. “Ministria e Financave detyron të gjithë koncesionarët me financime buxhetore të raportojnë çdo datë 5 për muajin paraardhës, për situatën financiar të tyre dhe zbatimin e kontratave. Me këtë informacion, njësia për Monitorimin e Risqeve në Ministrinë e Financave përgatit një raport përmbledhës për ecurinë e pagesave faktike dhe treguesve të performancës mujore për kontratat PPP. Gjithashtu jo më vonë se data 10 gusht të gjitha autoritetet kontraktore dërgojnë pranë Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (të gjitha kontratat koncesionare me dhe pa financime buxhetore të lidhura prej tyre”, thuhet në udhëzim.