BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Ekonomia

Plani financiar i qeverisë, ja 6 risqet për menaxhimin e borxhit, interesi i lartë problem kryesor

Plani financiar i qeverisë, ja 6 risqet për menaxhimin e borxhit,

Qeveria ka evidentuar gjashtë risqe që ndikojnë në borxhin publik për të cilat do punojë në tre vitet e ardhshme. Për shkak të pandemisë qeveria shqiptare është detyruar të marrë më shumë borxh, duke ngritur kështu masën e tij në një nivel shumë të lartë. Por për vitet në vijim Ministria e Financave ka publikuar planin, i cili ka në fokus uljen e këtij borxhi. Për të punuar në reduktimin e tij, më parë janë evidentuar risqet e mundshme që hasen për vënien në kontroll të borxhit publik. Një nga risqet kryesore është parë nivel i lartë i interesit, për të cilin parashikohet që në fokus të jetë ruajtja në balanca e stokut të borxhit dhe formës në të cilat do merren huatë. Në këtë pikë qeveria parashikon që çdo hap të merret edhe në aprovim të investitorëve, që janë kyçë për reduktimin e borxhit dhe rritjen ekonomike. “Risku i normave të interesit. Është një risk i cili duhet menaxhuar në vijimësi duke pasur parasysh nivelin ende të lartë të borxhit afatshkurtër. Në këtë aspekt, përveç masave për reduktimin e peshës së titujve afatshkurtër, do të synohet dhe mbajtja nën kontroll e peshës së titujve me norma interesi të ndryshueshme, në linjë me hapësirat e tregut dhe preferencat e investitorëve”, thuhet në raport. Ndër të tjera bëhet me dije se për të reduktuar në masat e parashikuar borxhin publik duhen shtuar masat kontrolluese dhe menaxhuese të tij, në mënyrë që të shmanget risku nga mungesa e menaxhimit të mirë dhe rritja e formalitetit. “Synimi i një trajektore rënëse të borxhit publik duke targetuar si objektiv operativ vjetor rikthimin e buxhetit në një balancë primare të balancuar ose me suficit mundësisht për vitin 2022, por domosdoshmërisht prej vitit buxhetor 2023 dhe në vijim. Prandaj do të shmanget risku operacional, i cili lidhet me forcimin e njësisë menaxhuese të borxhit publik që të vazhdojë përpjekjet, në drejtim të: mirëpërcaktimit të funksioneve në njësinë e menaxhimit të borxhit; standardizimit dhe formalizimit të procedurave në aktivitetet e menaxhimit të borxhit, në përputhje me strukturën e miratuar dhe rritjen e kapaciteteve menaxhuese”, sqaron ministria.

Tre risqe të tjera

Sipas planit të publikuar, një nga risqet e përhershme është deficiti fiskal, nga disbalanca e thellë nga mungesa e të ardhurave. Deficiti fiskal u rrit shumë për shkak të pandemisë, kur qeveria u detyruar të rrisë përtej parashikimeve shpenzimet. Por, për vitet në vijim niveli i shpenzimeve do të mbahet i njëjtë, ndërsa të ardhurat do të rriten nga përmirësimi i sistemit fiskal. “Duke qëndruar brenda kontureve të parashikimeve të treguesve makroekonomikë dhe të ardhurave për tri vitet në vijim, si dhe duke synuar respektimin e objektivave të sipërpërmendur të deficitit fiskal për këtë periudhë, burimet totale të qeverisë për t’u shpenzuar gjatë viteve 2022–2024 pritet të jenë mesatarisht në rreth 602.1 miliardë lekë në çdo vit. Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 4.8 për qind në çdo vit, nga qeveria qendrore, pa përfshirë ato nga qeveria lokale, i cili konsiderohet një nivel i përshtatshëm për mbështetjen e një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme”, thuhet në plan. Një tjetër risk që evidenton qeveria, për të cilin duhet punuar gjithashtu është ai i kursit të këmbimit që do shkojë drejt normalizimit duke reduktuar stokun nga ky zë. Më pas vjen edhe risku i financimit, për shkak të elementëve që kërkojnë rifinancim në planin afatmesëm dhe në këto kushte është e pamundur, si dhe nevoja për likuiditet që kanë bizneset private, ndërmarrjet shtetërore dhe vetë sistemi bankar.