BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Plani i qeverisë, ja si do të ndihmohen të shkarkuarit nga puna gjatë pandemisë, javën tjetër zyrtarizohet rritja e pagës për mjekët e mësuesit

Plani i qeverisë, ja si do të ndihmohen të shkarkuarit nga puna

Qeveria ka shpalosur dje planin e saj për të integruar në tregun e punës ata që u shkarkuan gjatë pandemisë. Mijëra qytetarë humbën punët e tyre gjatë muajve kur vendi u përfshi nga izolimi total. Edhe me hapjen e aktivitetit ekonomik në qershor pjesa më e madhe e bizneseve rifilluan me staf të reduktuar. Sakaq për të mbështetur dhe për t’i fituar sërish në tregun e punës qytetarët, qeveria ka menduar një program që do të vihet në zbatim së shpejti. Ishte kryeministri Edi Rama ai që tregoi se qeveria do të japë dyfish të ndihmës ekonomike për këtë kategori. Sakaq ai tregoi se shteti është duke bashkëpunuar me zyrat e punësimit në çdo qytet si dhe 44 ndërmarrje në vend që kanë dhënë garantin për punësim të tyre në programet 4, 8 dhe 12 mujore të përgatitura tashmë. Ndërkohë përmes këtij programi ku pagat dhe sigurimet do të financohen nga shteti vetëm në qershor kanë filluar sërish punë 20 mijë persona. “Programet iu vijnë në ndihmë atyre që kanë nevojë të riintegrohen në tregun e punës. Për ata që humbën punën në pandemi do kemi dyfishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Kujtojmë që nga qershori 20 mijë prej 30 mijë personave që humbën vendet e punës u ripunësuan. Aplikimet tani për t’u ripunësuar bëhen përmes e-Albania, pa asnjë kosto shtesë. Pavarësisht çfarë flasin, jemi përpara një pasqyre domethënëse të krahasimit të viteve të qeverisë sonë dhe viteve të mëparshme. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje punësimi. Zyra e punës dikur në Ministrinë e Punës lëshonte veç lëmosha. Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të të gjithë rrjetit të zyrave të punës”, deklaroi kryeministri. Më tej ai vuri theksin se nga ky program redukton punonjësit që punojnë në të zezë për t’iu bashkuar programit me çdo gjë të garantuar dhe stabël, pa shfrytëzim. “Financimi i pagës në shumën 100% për gjysmën e kohëzgjatjes është masë pozitive, financimi i kontributeve dhe sigurimeve shoqërore është një masë pozitive. Dhe përveç punësimit, kjo skemë garanton dhe një rritje të madhe të atyre që largohen nga puna në të zezë”, theksoi kryeministri. 

Paga për mjekët dhe mësuesit

Një tjetër lajm i rëndësishëm i dhënë dje nga kryeministri ishte ai rreth pagave të mjekëve dhe mësuesve. Nëse disa ditë më pari ai njoftoi se 2021 do t’i gjejë mësuesit me paga më të larta, dje Rama konfirmoi se në javën e ardhshme do të përcaktohet niveli i indeksimit. Edhe njëherë kryeministri siguroi të dyja kategoritë se ky do të jetë një premtim i mbajtur dhe në javën e ardhshme do të kenë në tavolinë përqindjen që do u shtohet pagës aktuale. “Kemi patur goditje e pas goditje si askush tjetër. Sot mund të vazhdojmë të realizojmë objektivat. Javën e ardhshme do të publikojmë rritjen masive të rrogave për mjekët. Kur fola për mësuesit, na thanë kur e keni 40%, ne llogarinë e kemi. Mjekët dhe mësuesit i kemi në fokus shumë thjesht. Do e shohim që ky është një zotim i mundur. Fokusohemi tek informohemi dhe të nxitim punësim”, tregoi Rama. Në këtë pikë ai bëri me dije për të gjithë qytetarët se asgjë punonjës në vend pavarësisht profesionit dhe pavarësisht nëse punon në sektorin privat apo atë publik nuk do të paguhen më nën 30 mijë lekë. Ndërsa vuri theksin tek kompanitë e uzinave dhe fabrikave, si fasoneritë ku punonjësit kryesisht janë gra dhe paguhen pak për shumë orë punë. “Integrimi është bërë më shpejt dhe jemi duke definuar dhe atë masë që është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë, pra 30 mijë lekë të reja. Kam parasysh sidomos ata që janë në manifakturë, gra në shumicën e herës, që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi, duke nisur nga paga minimale. Studimi për rishikimin e taksimit përmes taksës progresive vazhdon”, sqaroi kreu i qeverisë.