Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plani i qeverisë, ulet buxheti për Tatimet e Doganat, rriten kontrollet në biznese, shkurtohen procedurat e zhdoganimeve

Postuar: 24/08/2018 - 07:27

Viti që vjen do të sjellë ndryshime në buxhetin për Tatimet dhe Doganat. Qeveria ka planifikuar që buxheti për këto dy sektorë në 2019 të pësojë ulje. Në buxhetin e vitit 2018 qeveria akordoi plot 2.7 miliardë lekë për Tatimet. Por me planin e ri parashikohet që kjo shifër të shkojë në 2.6 miliardë lekë gjatë vitit që vjen. Megjithatë, duhet theksuar fakti se pavarësisht këtij ndryshimi, Tatimet vijojnë të kenë objektiva fiks për mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe jotatimore për periudhën 2019-2021. Ata synojnë ta rrisin me rreth 10% mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe jotatimore përgjatë kësaj periudhe. Po ashtu, Tatimet synojnë që të rrisin raportin e zbulueshmërisë nga kontrollet e kryera nga Administrata Tatimore te bizneset. Pra me pak fjalë, Tatimet do të rritin kontrollet në biznese gjatë 3-vjeçarit të ardhshëm. Qeveria planifikonte në dhjetor të 2017 që të ardhurat tatimore të rriteshin me 6.7% ose 26.8 miliardë lekë për të arritur në 425 miliardë lekë. Sipas planit, TVSHja si gjithmonë, do të mbante peshën kryesore në të ardhurat nga tatimet e doganat, duke siguruar 47.5% të tyre. Ndërkohë, qeveria ka planifikuar që gjatë vitit të ardhshëm të ulet buxheti edhe për Doganat. Aktualisht buxheti për këtë sektor është 3.8 miliardë lekë, por do të ulet në 3.6 miliardë lekë në 2019. Përtej kësaj uljeje, edhe për Doganat nuk do të bjerë ritmi i punës dhe përmbushja e objektivave. Doganat synojnë që në vitin që vjen të rritet numri i deklaratave doganore të procesuara në kanalin blu (në import) nga 10% e totalit të deklaratave doganore , në 17% . Ndërsa referuar deklaratave doganore të procesuara në kanalin jeshil (në eksport) do të bëhet një rritje nga 8% e totalit në 14%.

Procedurat e zhdoganimit

Ndërkohë që një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe shkurtimit të kohës mesatare të parashikuara për një zhdoganim. Thënë më thjeshtë, Doganat po kërkojnë të shkurtohen dhe thjeshtëzohen procedurat e zhdoganimeve, edhe pse qeveria planifikon të ulë buxhetin vitin e ardhshëm. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë u krye edhe zhdoganimi online për bizneset, i cili është një shërbim që shkurton kohën dhe kostot. Kjo do të thotë se nëse një biznes i plotëson kriteret për të kryer zhdoganimin online, nuk duhet të rrijë në radhë në pikat doganore për të kryer itinerarin e zhdoganimit. Që një biznes të kryej procedurat doganore online duhet që të përfitojë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Ndërkohë në qershor të vitit të shkuar hyri në fuqi edhe Kodi i ri Doganor për të lehtësuar procedurat. Aty parashikohen procedura të thjeshtëzuara, ulje e kostos dhe rritje e sigurisë ligjore për operatorët ekonomikë. Gjithashtu në kod parashikohen ndryshime për rregullat për magazinimin e përkohshëm, duke përfshirë edhe zgjatjen e periudhës së magazinimit deri në 90 ditë dhe mundësinë për të lëvizur mallrat nën magazinimin e përkohshëm pa procedura tranziti. Më konkretisht, disa përfitimet e biznesit nga Kodi i ri Doganor janë: Shkurtimi i kohës për praktikat administrative; Marrja e informacionit në kohë realembi procedurat dhe aktet administrative; Ulja e kostos së aplikimit; Rritja e nivelit të transparencës, etj.. Sakaq, me synimin e Doganave për ulur kohën mesatare që merr një zhdoganim, procedurat do të lehtësohen edhe më shumë, duke ndikuar për mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:22

U finalizua marrëveshja për mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri. Negocimi për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët të krijuar nga Albgaz Sh.a e Snam S.p.a.

Postuar: 15/11/2018 - 07:21

Banka e Shqipërisë tashmë nuk është në gjendje që të marrë vendime, pasi 6 anëtarëve të Këshillit

Postuar: 14/11/2018 - 07:11

 Projektet e mëdha rrugore të planifikuara për t’u ndërtuar nëpërmjet kontratave me Pa

Postuar: 12/11/2018 - 11:39

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohen në parim të ardhurat p

Postuar: 12/11/2018 - 07:47

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mb

Postuar: 11/11/2018 - 09:20

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.