BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Ekonomia

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do

Qeveria ka publikuar dje planin mikro-fiskal afatmesëm ku tregon parametrat ekonomikë të parashikuara që nga viti aktual deri në fund të 2024. Pas goditjes që mori vendi ynë nga pandemia është e nevojshme që këtë vit të nisë një rikuperim për të shpëtuar bizneset në vend nga falimentimi. Edhe pse gjithçka varet nga kohëzgjatja e pandemisë qeveria ka publikuar planin e saj për veprimet që do të ndërmarrë për stabilizimin ekonomik. Në planin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se fokus do të jetë ulja e borxhit publik. Gjithsesi qeveria e pranon se kjo do të jetë e vështirë me pandeminë akoma prezente dhe gjatë këtij viti nuk priten ndryshime të dukshme, madje deficiti buxhetor parashikohet po në ritme të larta deri në fund të 2021, ndërsa përmirësim efektiv do të ketë në 2023. “Si rrjedhojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme fillimisht nga tërmeti dhe më pas shumë më fort nga pandemia COVID-19, balanca primare pritet të shënojë vlera lehtësisht negative edhe për vitin 2022, në rreth 0.1 për qind, ndonëse me përmirësim të fortë nga niveli negativ prej 3.9 përqindësh, që pritet për 2021, ndërkohë që targetohet në vijimësi rikthimi në vlera pozitive që prej vitit 2023 me 0.6 për qind dhe 1.1 për qind në vitin 2024”, thuhet në dokument. Në këto kushte rrjedhimisht borxhi publik do vazhdojë të mbetet i lartë edhe në këtë periudhë afatmesme me 78.6% në 2021 dhe parashikohet të shkojë drejt stabilizimit të nevojshëm në fund të 2024 në nivelin 68%. Sigurisht kjo pritshmëri do të arrihet vetëm nëse qeveria zbaton pikat e sugjeruara nga ndërkombëtarët në lidhje me shpenzimet dhe sistemin fiskal, i cili i solli dëme shumë të mëdha ekonomisë gjatë 2020, ku informaliteti ishte i lartë dhe të ardhurat e ulëta.

Reduktim shpenzimesh në 2022-2024

Bazuar në direktivat e BE për reduktimin e borxhit publik në vitet e ardhshme qeveria ka vendosur që në katër vjet të mbajë të pandryshuar shpenzimet buxhetore, ndërsa parashikon në rritje të ardhurat me nivel mesatar vjetor në 8.1%, ndërsa kulmin e rritjes pritet ta reflektojnë në vitin 2023. “Megjithëse politika fiskale do të vazhdojë të jetë e orientuar drejt konsolidimit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, politika buxhetore e qeverisë për të ruajtur një nivel të investimeve publike në mbi 4.5 për qind të PBB-së, në vitet 2022-2024 do të stimulojë formimin e kapitalit fiks bruto në ekonomi. Ndërsa të ardhurat totale të buxhetit për tri vitet në vijim (2022– 2024) parashikohet të rriten mesatarisht me rreth 7.1 për qind në çdo vit. Më specifikisht 6.9 për qind për vitin 2022, 7.6 për qind për 2023 dhe 6.9 për qind për 2024. Të ardhurat tatimore për këtë periudhë parashikohen me një rritje mesatare vjetore prej rreth 8.1 përqindësh”, sqarohet në planin e publikuar nga qeveria. Sa i përket punësimit qeveria parashikon rritje me 1.2% për çdo vit deri në 2024, ku theksohet se kjo nxitje do të vijë më shumë nga sektori i shërbimeve dhe ai i ndërtimit. Gjithsesi ritmi i punësimit do të jetë më i ngadaltë. “Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 1.2 përqindësh në vit gjatë viteve 2022–2024. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës. Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pak a shumë të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik. Rrjedhimisht pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Me gjithë zgjerimin e pritshëm të punësimit në afatin e mesëm, sërish produktiviteti i përgjithshëm i punës pritet të vijojë një përmirësim gradual gjatë kësaj periudhe”, thuhet në dokument.